Pronari i një lokali në Kamëz u arrestua pas qëlloi me armë zjarri një prej klientëve të tij pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 02:20 në Kodër Kamëz.
Bashkëpronari i lokalit, shtetasi me iniciale F.K., 35 vjeç banues në Tiranë u përfshi në një konflikt fizik me 39-vjeçarin me iniciale R.C. për motive të dobëta.
Konflikti më pas vijoi jashtë ambienteve të lokalit ku pronari qëlloi me armë drejt klientit duke e plagosur.
Më pas ai tentoi që ta qëllojë sërish por ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.
"Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.
Ata arrestuan pronarin e lokalit dhe i sekuestruan armën.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtja pa leje”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor 2024, 13:07
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor 2024, 15:46
-
Tiranë/ 16-vjeçari tenton të vjedhë, plagos me thikë rojen e objektit pranë 'Casa Italias'
15 Nëntor 2024, 11:22
-
Plagosi me armë zjarri një person në Rrethrrotullimin e Plepave 6 muaj më parë, ekstradohet nga Gjermania 25 vjeçari (EMRI)
13 Nëntor 2024, 14:55
-
Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal
2 Nëntor 2024, 22:06
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor 2024, 09:28
-
Zbardhet plagosja në Koplik! Arrestohet autori që qëlloi në këmbë 32 vjeçarin (EMRI)
27 Tetor 2024, 11:43
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari dhe 9 të tjerë! Sekuestrohen çipsa pokeri, drogë e para
26 Tetor 2024, 10:55
-
Tiranë/ Dogji makinat e parkuara të babë e bir në Kamëz, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar (EMRI)
17 Tetor 2024, 08:52
-
Tiranë/ Plagosja e 25-vjeçarit te servisi në Vorë pas përleshjes mes dy grupeve, arrestohet për moskallëzim krimi 39-vjeçari, 3 autorët në kërkim
16 Tetor 2024, 14:37
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, ‘Poker 5’ prangos pronarin e lokalit dhe 3 klientët në Kamëz! Ja çfarë u sekuestrua
16 Tetor 2024, 11:38