Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë pasur një debat gjatë ditës së sotme për shkak të një veprimi. Keisit i mbeti hatri dhe i kërkoi që të mos kenë më kontakt.
Bëhet fjalë për një vizatim të improvizuar në kuzhinë. Teksa kishte vizatuar veten, Olta i kishte kërkuar Kristit të vizatonte edhe atë. Kur Keisi e pa vizatimin, pyeti për vajzën tjetër, për të cilën Kristi i tha “je ti”.
Por Keisi kishte dalluar shkronjë “O” duke e kuptuar që bëhej fjalë për aktoren e cila edhe pse ishte aty nuk reagoi.
Pasi Olta u largua ajo iu drejtua Kristit duke i thënë se e gënjeu. Madje Keisi i kërkoi të mos i fliste më, por Kristi u mundua ta qetësonte.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)