Një 44 vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Fierit.
A.D, banuese në Fier do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një 48 vjeçar.
Ajo tashmë do të përballet me akuzën e përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. D., 44 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasin H. D., 48 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)