Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas rrëzimit të Assadit - Shqiptarja.com

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas rrëzimit të Assadit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas rrëzimit të Assadit

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad.

Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit.

Trupat izraelite u vendosën të dielën në zonën mbrojtëse të vëzhguar nga OKB-ja në Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se veprimi i ishte i nevojshëm për të mbrojtur izraelitët, pasi forcat siriane braktisën pozicionet e tyre.

Shumë pikëpyetje mbeten të hapura rreth asaj se kush do ta udhëheqë Sirinë dhe se si vendi do të përpiqet të rimëkëmbet pas vitesh lufte dhe gati pesë dekadash nën sundimin e familjes Assad.


Lajmi kryesor:

Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit