Kolumbia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të zjarreve, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve
Foto nga zjarri në një pyll në Bogota më 24 janar
Kolumbia shpalli një situatë fatkeqësie të enjten (25 Janar) për shkak të zjarreve që shpërthyen në disa pjesë të vendit, pasi presidenti paralajmëroi se kushtet mund të përkeqësohen.
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro deklaroi një “situatë fatkeqësie”, duke u thënë gazetarëve se fondet e miratuara më parë për qëllime të tjera po ridrejtohen për t’u marrë me krizën.
Qeveria po kërkon gjithashtu ndihmë ndërkombëtare, tha ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, Kili, Peruja dhe Kanadaja, “e cila ka përvojë të madhe për të luftuar zjarret”, i janë përgjigjur thirrjes. Petro tha se po kërkon edhe bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Zjarret janë rezultat i kushteve të nxehta dhe të thata të lidhura me fenomenin e motit El Nino, sipas zyrtarëve. El Nino pritet të vazhdojë për disa muajt e ardhshëm përpara se të përfundojë gjatë pranverës së Hemisferës Veriore.
Petro paralajmëroi se situata, të cilën ai e cilësoi si “krizë klimatike”, do të përkeqësohet, raporton CNN.
“Po shkojmë drejt një faze gjithnjë e më të vështirë”, tha ai.
Temperaturat në pjesën më të madhe të vendit kanë qenë 5 deri në 10 gradë Celsius mbi normalen ditët dhe javët e fundit.
Të paktën 25 zjarre aktive u raportuan të enjten nga Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive. Dhjetë janë nën kontroll dhe 217 janë shuar, tha agjencia. Tymi ka pushtuar disa zona në vend dhe ka çuar në anulimin e fluturimeve në kryeqytetin Bogota.
Aeroporti El Dorado i qytetit funksionoi me kufizime të enjten në mëngjes për shkak të dukshmërisë së ulët nga tymi dhe mjegulla.
“Ne vlerësojmë se fenomeni përbëhet nga 70% mjegull dhe 30% tym”, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kolumbisë në X. Të paktën 138 fluturime u prekën, 48 u anuluan dhe 16 u ridrejtuan në aeroporte të tjera, njoftoi autoriteti.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me 1 kg kokainë në aeroport, ish-mbrojtësi i Kolumbisë dënohet me 8 vite burg
15 Dhjetor 2024, 09:43
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor 2024, 13:43
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21
-
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
4 Dhjetor 2024, 13:29
-
Pukë/ Punëtori i vë aksidentalisht flakën servisit duke salduar! Digjet automjeti, plagoset edhe vetë
2 Dhjetor 2024, 19:51
-
Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Shullaz, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike
30 Nëntor 2024, 11:34
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, vihet nën kontroll pas 4 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor 2024, 22:04
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor 2024, 12:54
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor 2024, 10:07
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor 2024, 20:35
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor 2024, 19:15