Shqipëria po përfaqësohet me gjashtë sportistë në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent. Delegacioni kuqezi përbëhet nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Luzarin Vila, si edhe gjashtë sportistë. Arjol Zeneli, Krenar Zeneli, Ani Haxhillari, Denis Nurja, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa janë kuqezinjtë që kërkojnë mos e mbyllin pa një sukses këtë turne.
Me turneun që vlen për kualifikueset e Olimpiadës "Paris 2024", tre nga boksierët kuqezinj janë eliminuar që në raundin e parë, ndërsa njëri prej tyre është në garë, në pritje të dueleve të Arjol Zenelit dhe Arjon Kajoshit.
Në peshën 60 kg, Krenar Zeneli përfiton nga mungesa në ring e rivalit zviceran Chawe Gamedze për ta avancuar më tej në raundin e parë. Gjithsesi, në përballjen e dytë, atë ndaj spanjollit Jose Quiles, ai u mund me “knock out” në raundin e tretë, duke u eliminuar.
Në peshën 71 kg, boksieri Denis Nurja u eliminua që pas sfidës së parë. Ai u mund 4-1 nga Aaron Prince i Trinidat-Tobago, duke e mbyllur shumë shpejt aventurën e tij. Në peshën 57 kg, Ani Haxhillari avancoi në raundin e dytë pas fitores ndaj zviceranit Dlamini Comford, që nuk u paraqit në ring. Në turin tjetër, ai do të përballet me Yousef Iashash të Jordanisë.
Në peshën +92 kg, boksieri Nelson Hysa nuk ia doli përballë ekuadorianit Gerlon Congo, duke mos avancuar dot më tej. Duhet theksuar se Hysa shkoi në Botëror për ndeshje kontrolli, pasi po përgatitet për ndeshjet profesioniste që ka tani afër.
S.Dh/Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do duelojë në eventin e madh të boksit, Hysa për Report Tv: Në fillim s'e besoja dot, uroj ti hap rrugën boksierëve të tjerë shqiptarë
10 Dhjetor 2024, 17:04
-
Bashkia medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit të Tiranës, Novruzaj dhe Beqiri! Veliaj: Krenar për sukseset tuaja
8 Dhjetor 2024, 14:35
-
Nelson Hysa shkruan historinë e boksit shqiptar, ftohet të grushtojë në eventin madhështor të ‘Riyadh Season’ (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 12:49
-
Tre herë kampion bote, ndahet nga jeta boksieri 46-vjeçar! 'Humbi syrin' në ring
4 Dhjetor 2024, 10:24
-
Kallashi e bën natë të paharrueshme, boksieri fiton dy tituj evropianë në Durrës: Po jetoj ëndrrën
2 Dhjetor 2024, 13:49
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor 2024, 22:28
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor 2024, 15:57
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor 2024, 15:25
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Tre nokaute që në raundin e parë, boksieri shqiptar s'e kursen serbin (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 13:26
-
Mike Tyson e shkatërroi monumentin e tij për 20 milionë dollarë
16 Nëntor 2024, 17:23
-
Boks/ Mike Tyson humb ndeshjen me youtuberin Jake Paul, perëndimi i një miti
16 Nëntor 2024, 07:57
steka mbete gja tjeter neli vetem te futen ne bik brother me smajlajn e kercimit se gjati aty del noj gja
Përgjigjupo ky gomari 92 kilosh sikur mundi kundershtarin e tysonit e gjitha ato te medhenj nje nga nje ,hajde rebublika e boksit budallalleqe albanistanse
Përgjigju