Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve që do luhet kundër Çekisë më 16 nëntor dhe kundër Ukrainës me 19 nëntor. Të dyja në Air Albania. 3 futbollistë duke përfshirë kapitenin Berat Gjimshiti, mbrojtësin Marash Kumbulla dhe mesfushorin Keidi Bare nuk do ti bashkohen kombëtares për shkak dëmtimi, ndërsa gjendja e sulmuesit Rey Manaj mbetet për tu parë.
Trajneri Sylvinho seancën e parë stërvitore në fushën e gjelbër e kreu me 13 futbollistë nga ekipi kombëtar, ndërsa 11 të tjerë, të cilët kanë zbritur në fushë të shtunën dhe të dielën, punuan të diferencuar në palestër. Për të plotësuar lojtarët për stërvitjen pati stërvitje të përbashkët me ekipin përfaqësues të 21-vjeçarëve dhe disa lojtarëve të tjerë nga Superliga.
Për 3 të dëmtuarit Gjimshiti, Kumbulla dhe Bare do të ketë zëvendësues të cilët do thërriten në vijim, ndërsa për sfidën e parë me Çekinë foli portieri Thomas Strakosha.
“Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqëndrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para. Kemi dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë,”-u shpreh Thomas Strakosha, futbollist i kombëtares.
Për herë të dytë në kombëtare vjen mesfushori Feta Fetai, i cili më herët është aktivizuar me përfaqësuesen U-21.
“Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik,”-tha Feta Fetai, futbollist i kombëtares.
Dy ndeshjet nga mbyllja e fushatës në grupin e Ligës së Kombeve Shqipëria renditet e 3 me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë dhe 1 pikë më pak se Çekia kryesuese.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor 2024, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor 2024, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor 2024, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor 2024, 09:24
-
Ndërhyrja horror, Manaj kërkon falje! Babai i futbollistit turk s'e pranon: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!
9 Dhjetor 2024, 12:48
-
VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje
8 Dhjetor 2024, 19:43