Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikim të thelluar të së shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e posaçëm. Kryetari i Bashkisë Divajkë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qëndruar në Itali.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, kërkuan të hetohej për kryebashkiakun e Divjakës.
Kërkesa e dërguar nga KQZ
Report Tv solli dokumentet, të cilat konfirmojnë se Fredi Kokoneshi është verifikuar një herë nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2019, duke arritur në konkluzionin se Fredi Kokoneshi nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur, as nuk është hetuar dhe as nuk është dënuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale, aq në Shqipëri dhe as në Itali.
Hetimi i Fredi Kokoneshit është kryer nga prokurori Arben Kraja, sot kryetar i SPAK-ut. Me vendim të datës 15 korrik 2019, Kraja hedh poshtë të gjitha pretendimet e PD-së për kryetarin e Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, i cili rezulton i verifikuar një herë, duke e bërë nul kërkesën e PD-së.
Në vendimin e Krajës, thuhet se Kokoneshi nuk është në kërkim ndërkombëtar, nuk rezulton i përfshirë në aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, nuk i njohur për aktivitet të paligjshëm në Itali, gjurmët e tij të gishtave nuk ndodhen në databazën e Institutit të Policisë Shkencore Italiane, dhe se nuk është hetuar dhe arrestuar ndonjëherë për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Ndërkaq, kryebashkiaku socialist ka reaguar pas kërkesës së PD-së. Ai ka ka akuzuar deputetin Gazment Bardhi se po e shantazhin, pasi po i verifikohet prona e një resorti në Divjakë, ku sipas Kokoneshit, është strehë për demokratin.
G.MO/Shqiptarja.com“Akuza të përsëritura. Të njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori, do t’i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku.