Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përcaktuan mënyra se si do të konstituohet Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në 6 bashkitë ku do të kryhen zgjedhjet e pjesshme vendore. Duke qenë se kryetarët e zgjedhjeve do të kenë vazhdimin e mandatit të vitit 2019, dhe mandati i tyre përfundon në vitin 2023, pra nuk është mandat i plotë, do të zbatohet formula që është aplikuar në zgjedhjet që janë bërë në vitin 2019.
Pra ndarja e anëtarëve do të jetë si më poshtë: PS 3 kandidatura si e vetmja parti e shumicës parlamentare; PD 2 dhe LSI 1 anëtar si parti të opozitës parlamentare. Partitë e tjera të opozitës parlamentare PDIU dhe PSD nuk do të kenë përfaqësues.
Anëtari i shtatë u hodh me short, ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste. Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.
"Nga shorti del KZAZ me numër cift, që do të thotë se PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ çift, tek KZAZ nr 26 Bashkia Vorë. Ndërsa në dy bashkitë e tjera, Bashkia Dibër KZAZ 19 dhe Bashkia Rrogozhinë KZAZ 43, anëtari i shtatë do propozohet nga PS”, tha sekretari i KQZ.
KQZ vendosi gjithashtu se PS do të propozjë Sekretarin në KZAZ ku zv. kryetari do të jetë i PD dhe PD do të propozjë Sekretarin në KZAZ ku zv. kryetari do të jetë i PD.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor 2024, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor 2024, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor 2024, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14
-
KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla
5 Dhjetor 2024, 15:20