Tirane- Në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të pranverës së 2025, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ngriti alarmin e kuq për financimin e partive, problematikë që vijon të nënvizohet në çdo raport post-zgjedhor.
Nga Komisioni “Xhafaj” ku po zhvillohej një tryezë diskutimi me ekspertë për parandalimin e korrupsionit politik, Celibashi tha se pikërisht adresimi i financimit te dyshimtë është pikënisja e zgjidhjes së problemit.
“Elefanti në dhomë është financimi I partive dhe kandidatëve, pasi mënyra sesi zgjidhen, apo krijojmë qeverisjen tonë varet edhe përcaktimi i cilësive të kësaj qeverisje, ndaj është me rëndëiss të adresojmë financimin e partive politike, partive dhe kandidatëve, apo fushatave në përgjithësi.”
Celibashi kritikoi Kuvendin se pavarësisht se ndryshoi Kodin Zgjedhor disa muaj më parë, sërish la pa zgjidhur çështjen e financimit të partive, kandidatëve apo fushatave të tyre.
“Këto rekomandime, nuk u adresuan nga Kuvendi, çështjet që lidhen me rregullat e mekanizmit të financimit, vlerave të financimit, mekanizmit kontrollues nga palët e treta, rregullat mbi zhvillimin e fushatës zgjedhore në mediat online e rrjetet sociale nuk u rregulluan në amendimin e kodit zgjedhor. Po i sjell në vëmendje dhe ndoshta palët e interesuara do të gjejnë rrugën e ndryshimit të përshtatshëm.”
Në tryezën që Komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj po zhvillon me ekspertë, e disata e këtij lloji, e pranishme ishte edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e cila tha se nëpunësit civilë pezullojnë statusin e tyre për të bërë lirshëm fushatë.
Këto dëgjesa, Komisioni Xhafaj po i bën me qëllim mbledhjen e ideve për ndryshime ligjore për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:52
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
12 Dhjetor 2024, 23:17
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Kulluri në Report Tv: Komisioni ‘Xhafaj’ po tenton të fusë ujë në themelet e reformës në drejtësi, PS kampione e korrupsionit
11 Dhjetor 2024, 18:43
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29