Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të ripyete sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Në dyert e prokurorisë së Posaçme do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet.
Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer në drejtim të Italisë dhe Vjenës me ish-zëvëndësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi Koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale, mëson gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
Sa i përket njohjes së tij me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini, ish-ministri i Shëndetësisë thotë se i ka njohur pasi mori detyrën dhe kontratat me ta i ka firmosur për nevoja pune.
“Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën”, shkruan Beqaj në një reagim dje në facebook.
Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme krijimi i një operatori të vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend.
Qëllimi kryesor, sipas tij, ishte ndalimi i rrënimit të asaj çfarë gjetëm dhe shlyrja e 40 milionë USD borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.
Sipas Beqajt, koncesioni i sterilizimit solli ndryshim në kirurgjinë shqiptare, pasi sipas tij, në vitin 2014 nuk kishin as dijet dhe as paratë për të bërë të vetëm një sipërmarrje të tillë.
Ai shkruan se kontrata e partneritetit publik-privat për sterilizimin ka bërë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeksioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.
Prej 17 gushtit 2023 të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie 'arrest me shtëpie' ose 'detyrim me paraqitje'
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor 2024, 17:50
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor 2024, 16:30
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
PD s’lejoi dëshminë e Beqajt te Hetimori i Shëndetësisë, avokati paralajmëron padi në Strasburg: Trajtim çnjerëzor, s'e lanë të flasë! Kishin frikë të shihnin provat që s’i ka gjykata
17 Nëntor 2024, 10:49
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor 2024, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor 2024, 07:20
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor 2024, 12:28
-
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
14 Nëntor 2024, 09:13
-
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
14 Nëntor 2024, 08:25
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor 2024, 08:00
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?
14 Nëntor 2024, 07:39
-
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, Zhupa për Report Tv: Të pyeten Rama e Vilma Nushi! Ndreca: Show politik, të dëshmojë Beqaj
14 Nëntor 2024, 00:55
Iliri(Beqaj) e tha qarte qe Rrapaj e njef nga Rrjepaj, Ilir(Beqaj) nuk ka lidhje ne krte korrupsjon.a ka perfitime Ilir(Beqaj) te pajustifikuara??
PërgjigjuPo i japin mundesine te aratiset si Ahmetaj apo keshtu duket???? E kane cuar kerkesen per Ajmetajn ne interpol keta apo po e mban Ulsi Manja ne sirtar?
Përgjigjucfare surrati ky rrapaj
Përgjigjuti hetohet pasuria edhe I beqaj sikurse Ahmetajt dhe te gjithe njesoj jane ...kane udhetuar , kane vila dhe apartamente e troje sa te mbahet nje mehalle e tere! Hajdute ! se tani thuhet korrupsion dhe dalin avokatet dhe i quajne te pafajshem si engjej.....cfare demokracie eshte kjo...
Përgjigju