TIRANË- Konferenca e Kryetarëve miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill 2020 dhe vendosi thirrjen e seancës plenare në 16 prill.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, sot u zhvillua online Konferenca e Kryetarëve dhe u ra dakord që seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për zbatuar standardin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare. Seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera.
Në këtë konferencë u morën disa vendime për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, caktimin e datës 16 për seancën plenare, por edhe të mënyrës se si do të zhvillohet seanca për t’ju përshtatur dhe respektuar masat e marra për distancimin.
Konferenca miratoi me konsensus plotësimet në Rregulloren e Kuvendit, për rregullimin e funksionimit te veprimtarisë parlamentare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të pandemisë. Gjithashtu u miratua kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill 2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill.
Ndërkohë, lidhur me këtë axhendë, Report Tv mëson se opozita parlamentare ka pasur kundërshtime pasi sipas tyre është shumë e ngjeshur në kushtet kur vendi jonë ndodhet në situatë të jashtëzakonshme.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ Spiropali propozoi emërtimin e dy sallave të vogla të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani
11 Dhjetor 2024, 12:38
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin
2 Tetor 2024, 09:28
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
Konferenca e Kryetarëve shtyn afatin e punimeve të Komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi deri më 22 tetor
17 Korrik 2024, 15:34
-
Fondet e IPARD/ PS rrëzon kërkesën për mocion me debat për gjetjet e OLAF! Çuçi: Ta bëjmë në vjeshtë! Bardhi: Po mbroni hajdutërinë
16 Korrik 2024, 12:26
-
Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit! Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: S’ka munguar pa arsye
26 Qershor 2024, 15:00
-
Rezoluta anti-korrupsion, të hënën votohet në Kuvend! PS: Duhen ‘armë’ shtesë të çojmë reformat para! Opozita abstenon! Tabaku: Na duhet kohë
23 Maj 2024, 13:03
-
Konferenca e Kryetarëve, Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen! Kreu i grupit të Rithemelimit kërkoi interpelancë me Ramën për emisionin e RAI 3
29 Prill 2024, 12:23
-
Kërkesa e opozitës për debat, Bardhi: Raportet flasin për shtim të trafikut të drogës! Çuçi: S'ka vend për mocion! Gjykatat janë shprehur
15 Prill 2024, 15:50
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
PS voton ngritjen e Komisionit për 'Dezinformimin'! Opozita: Po bëhet për të zhvendosur vëmendje nga aferat e qeverisë! Çuçi: Jeni me paranoja
3 Prill 2024, 12:02