Banorë të Dishnicës në Bashkinë e Korçës, kanë dalë këtë te mërkurë në protestë për ujin e pijshëm. Ata thane se furnizohen me ujë të ndotur nga ujësjellësi i sapo investuar. Ata pretendojnë se më herët e kishin në vetëmenaxhim rrjetin e ujësjellësit, por pas investimit, menaxhimin e mori Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë. Tashmë bëhen 4 muaj që në çezma u shkon vetëm ujë i ndotur, i cili jo vetëm nuk konsumohet por ka dëmtuar dhe pajisjet shtëpiake.
“Ujin na e ka fal Perëndia por nuk e përdorim për të pirë. Sa herë bie shi, turbullohet uji. Për të pirë s’bëhet fjalë, por po na dëmtohen dhe pajisjet”.
Ata kanë kërkuar që ndërmarrja e ujësjellësit të marri masa për problematikën dhe që vetë fshati të marri përsëri në menaxhim ujin e pijshëm.
Në fshatin Dishnicë që ndodhet pranë qytetit të Korçës jetojnë 2 mijë banorë, të cilët e blejnë ujin e pijshëm ose e mbushin me bidonë në burimet natyrore.
“Më përpara vinte Pojani e mbushte tek ne, tani shkojmë ne e mbushim në Pojan, Korçë e ku të mundemi se uji në çezmë vjen i turbullt”.
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Korçës deklaron se analizat kryhen periodikisht dhe uji rezulton brenda parametrave për konsum.
“Problemi kryesor është tek vepra e marrjes së ujit, ndikuar nga shirat që kanë ndikuar në turbullim. Ky investim është kryer në vitin 2000. Megjithatë ne jemi duke punuar për riparimin e depozitës. Analizat merren në mënyrë periodike dhe ka rezultuar se uji është higjenetikisht i pastër. Kjo është fleta e analizës, kryer ditën e hënë dhe rezulton se të gjitha analizat mikrobiologjike janë ne brenda parametrave. Pra uji është i pijshëm”.- tha Ina Kosta, zëdhënëse e Ujësjellësit.
Po kështu bëhet e ditur se aktualisht janë vendosur tubacionet e reja dhe do të vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e depozitës.
B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor 2024, 14:41
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor 2024, 08:19
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
Jepini nja dy gota nga ai uje Ina Kostes e kush eshte pergjegjes i ujesjellesit,apo atyre qe nxjerrin keto rezultate analizash,te shohim e pine apo jo!
Përgjigju