Koreja e Veriut po përshpejton zhvillimin e arsenalit bërthamor, Biden nga Seuli: Do punojmë për një çarmatim të plotë të Gadishullit Korean
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol
Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol sinjalizuan në Seul një pozicionim më të fuqishëm ushtarak ndaj kërcënimit nga Koreja e Veriut, e cila së fundmi kreu një numër provash raketore.
Ndërsa Koreja e Veriut synon të përshpejtojë zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, Koreja e Jugut, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, dëshiron të rrisë gatishmërinë ushtarake.
“Për kërcënimin gjithnjë në rritje bërthamor dhe atë të raketave balistike nga Koreja e Veriut, unë dhe Presidenti Biden ndamë shqetësimet serioze dhe ramë dakord për nevojën për t'i dhënë përparësi atyre mbi çdo çështje tjetër”, tha Yoon Suk-yeol
Në një konferencë shtypi me presidentin e sapo inauguruar Yoon Suk-yeol në Seul, Presidenti Joe Biden ra dakord të diskutonte zgjerimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut.
“Duhet të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e sigurisë rajonale, duke përfshirë kërcënimin nga Koreja e Veriut, duke forcuar më tej masat frenuese dhe duke punuar drejt një çarmatimi të plotë bërthamor të Gadishullit Korean”, tha Presidenti Biden.
Stërvitjet ushtarake mes aleatëve u pakësuan gjatë pandemisë dhe për shkak të përpjekjeve të administratës së mëparshme të zotit Trump për ta angazhuar në bisedime udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Megjithatë, Koreja e Veriut vazhdoi zhvillimin e programeve të saj të armëve dhe ka kryer 16 prova me raketa vetëm këtë vit.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Pheniani mund të kryejë prova të tjera me raketa dhe madje prova bërthamore ndërsa Presidenti Biden vazhdon vizitën në Azi.
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12