Koronavirusi, Kryeministri kinez Li: BE të lehtësojë furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore - Shqiptarja.com

Koronavirusi, Kryeministri kinez Li: BE të lehtësojë furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore

Koronavirusi, Kryeministri kinez Li: BE të lehtësojë furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore

Kryeministri kinez, Li Keqiang, i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të lehtësojë Kinën në blerjen e materialeve shëndetësore përmes kanaleve tregtare, pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.

Kina, tha Li, "është e gatshme të rrisë shkëmbimin e informacionit, komunikimit dhe bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian".

Von der Leyen shprehu gatishmërinë e BE-së për të ofruar ndihmë për Kinën dhe për të koordinuar shtetet anëtare për të lehtësuar furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 259 numri i viktimave, të infektuarit rreth 12 mijë! Ilaçet drejt fundit! Kina 'me sytë' nga BE


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit