Kosova promovon trashëgiminë kombëtare përmes Filatelisë, Xhubleta në një pullë speciale
Xhubleta në një pullë speciale
Pranimi i Xhubletës dhe dijebërjes së saj si Pasuri e Njerëzimit në UNESCO, shoëqërohet me të tjera lajme të mira, që vënë në dukje këtë pasuri kombëtare të trashëgimisë sonë. Së fundmi edhe Kosova, e ka përfshirë këtë vlerë etnografike në pullat e saj postare. “Nga trashëgimia-Xhubleta” është emërtuar emisioni i Filatelisë së Postës së Kosovës.
“Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë”- shkruhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
“Xhubleta” ishte e para nga dosjet e futura në proces për t’u pranuar në UNESCO, prej marsit të kaluar. Dije bërja e saj siç kanë shpjeguar specialistët, ishte në rrezik zhdukjeje, e pranimi në UNESCO, është një ‘dritë jeshile’ për më shumë investime, fushata ndërgjegjësimi dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e kësaj tradite.
Grupi i punës që bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative është koleksionistja Luljeta Dano, studiueset Dorina Arapi, Silvana Nini dhe kompozitori Dorian Çene dhe koleksionisti Ermal Sela.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09