KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës Atalanta Zeqiraj, i biri vrapon në sallën e vetingut për ta përqafuar - Shqiptarja.com

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës Atalanta Zeqiraj, i biri vrapon në sallën e vetingut për ta përqafuar

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës Atalanta Zeqiraj, i biri vrapon në sallën e vetingut për ta përqafuar

Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), vendim i cili gëzoi jo pak familjarët e saj.

Pas përfundimit të seancës, në foton e siguruar nga Edmond Hoxhaj, shihet i biri që drejtohet nga ajo për ta përqafuar, e gëzimi për këtë vendim duket qartë edhe në fytyrën e gjyqtares.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit