Alban Beqiri bëri krenar shqiptarët duke fituar medaljen e parë në boks në një kampionat Botëror pikërisht në Beograd, atje ku u tentua të digjej flamuri shqiptar, por edhe u vërshëllye jo pak.
“Ndihem shumë krenar sepse ishte një emocion i madh të ngrija flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe për këtë falenderoj të gjithë shqiptarët që më mbështetën dhe më kanë bërë krenar. Shpresoj dhe në vazhdim të kem të tilla arritje. Me pak mbështetje dhe pak më shumë suport është mëse e realizueshme,”-u shpreh Alban Beqiri, boksier.
“Medalja e Alban Beqirit u fitua me shumë mund, me shumë klas dhe me shumë gjak. Këtë ma besoni ishte me shumë gjak. Kjo me përkrahje shumë të vogël,”-deklaroi Sead Bushati, trajner boksi.
Alban Beqiri, boksieri deri në 71 kilogramë, u prit sot në zyrat e Komitetit Olimpik Shqiptar, së bashku me trajnerët, por edhe boksierë të tjerë. KOKSH përveçse u dha çertifikatë mirënjohje, kostume të personalizuara, premio për rezultatet, premtoi se shumë shpejt do afrojë edhe biznese që do bëjnë sponsorin.
“Komiteti Olimpik po mundohet të gjejë sponsora që mos jemi në dorë vetëm të shtetit, por të kemi mundësi që sponsorat të vetëofrohen më të gjithë rezultatet që po arrijnë këto sportistë,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH-it.
Përveç Alban Beqirit së fundmi edhe boksierët Denis Nurja dhe Arjol Zeneli kanë korrur rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori i Peshëngritjes/ Shqipëria del pa medalje, në Bahrein garuan Calja, Qerimaj dhe Ramadani
11 Dhjetor 2024, 12:13
-
Do duelojë në eventin e madh të boksit, Hysa për Report Tv: Në fillim s'e besoja dot, uroj ti hap rrugën boksierëve të tjerë shqiptarë
10 Dhjetor 2024, 17:04
-
Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën
10 Dhjetor 2024, 08:56
-
Bashkia medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit të Tiranës, Novruzaj dhe Beqiri! Veliaj: Krenar për sukseset tuaja
8 Dhjetor 2024, 14:35
-
Nelson Hysa shkruan historinë e boksit shqiptar, ftohet të grushtojë në eventin madhështor të ‘Riyadh Season’ (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 12:49
-
Tre herë kampion bote, ndahet nga jeta boksieri 46-vjeçar! 'Humbi syrin' në ring
4 Dhjetor 2024, 10:24
-
Ishin parashikuar për sot, dështojnë zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës! Akuza mes palëve
4 Dhjetor 2024, 08:37
-
Basketboll/ Besëlidhja vendos diktatin te meshkujt, fiton ndeshjen e shtatë radhazi
3 Dhjetor 2024, 14:44
-
Kallashi e bën natë të paharrueshme, boksieri fiton dy tituj evropianë në Durrës: Po jetoj ëndrrën
2 Dhjetor 2024, 13:49
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi sërish në 'top 10', renditet e teta në Slalomin e SHBA-së! 18-vjeçarja: Po punoj për garën e radhës (VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 20:16
-
Shqipëria 'lahet në ar', Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Rumani
30 Nëntor 2024, 21:46
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi zë vendin e 9-të në SHBA, i shton pikë Shqipërisë (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 20:19