Si pasojë e thellimit të krizës energjetike, qeveria ka miratuar fondin e dytë për KESH për të siguruar likuiditet dhe për të përballuar importet e kushtueshme. Në fletoren zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë ku në dispozicion të KESH vihet pagesa e dytë prej 8 miliardë lekësh për të përballuar furnizimin me energji, pavarësisht çmimeve të larta të importit. Ky fond përballohet nga buxheti i vënë në dispozicion për sektorin energjetik në kushtet e krizës globale.
Ky është transhi i dytë që miratohet për t’ju thënë KESH, ndërsa më herët me vendim të datës 29 korrik 2022, u miratua edhe pagesa e parë po në vlerën 8 miliardë lekë. Në total qeveria ka vënë në dispozicion të Korporatës Elektro-energjetike për këtë vit për të përballuar krizën e energjisë 28 miliardë lekë, ndërsa deri më tani vlera e importeve të energjisë nga bursa ndërkombëtare nga janari deri më tani e ka kapërcyer shifrën prej 300 milionë eurosh.
Gjatë këtij viti çmimi për megavat ka arritur mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera më e lartë me të cilën është importuar energjia nga KESH ka qenë 521 euro një megavat.
Prej janarit të këtij viti e deri më tani janë importuar mbi më shumë se 300 milionë euro energji elektrike nga KESH, ndërkohë që çmimi për megavat ka arritur në shifra rekord prej mbi 500 euro. Rreth 50 milionë euro janë shpenzuar për të garantuar furnizim me energji elektrike vetëm në 2 javët e para të muajit gusht.
Për të shmangur rritjen e mëtejshme të faturës financiare për të blerë energji, qeveria ka vendosur që prej 1 tetorit të gjitha familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do të paguajnë 42 lekë për kilovat dhe jo më 9.5 lekë/kilovati siç aktualisht po ndodh.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/633189a47ba9e45856081-63ff-486e-98fd-1126fd78a4a5.jpg)
Vendimi i Qeverisë
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente
18 Dhjetor 2024, 18:34
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor 2024, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor 2024, 15:28
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor 2024, 17:37
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor 2024, 22:40