Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër - Shqiptarja.com

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Pep Guardiola ia ka dalë të fitojë 19 trofe në tetë vite me Manchester Cityn, gjashtë nga të cilat Premier League dhe një Champions League. Paçka shifrave dhe trofeve që për këdo do ishin mbresëlënëse, trajneri spanjoll "po kryqëzohet" pasi në 12 javët e fundit ka vetëm një fitore.

Disfata e fundit 2-1 kundër Aston Villas është komentuar sërish nga Guardiola, i cili kërkon zgjidhje dhe jo justifikime.

“Humbëm, tani duhet të mendojmë për Evertonin dhe jo për më shumë se kaq. Humbëm një tjetër ndeshje dhe tani duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë, pasi kemi fituar kaq shumë. Jam këtu për të dhënë përgjigjen time, jo për t’u justifikuar e mbrojtur me mungesat e shumta, si rezultat i dëmtimeve në masë të lojtarëve. E kam thënë që kur humb kaq shumë ndeshje, duhet të marrësh përgjegjësitë. Futbolli është një biznes dhe duhet të fitosh”, tha ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit