Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardh kontrabandë - Shqiptarja.com

Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardh kontrabandë

Tirane- Kroacia ktheu mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina me origjinë shqiptare për shkak se kanë përmbajtje të lartë të pesticideve të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Në tre javët e fundit sistemi RASFF ka evidentuar 5 ngarkesa të cilat rezultojnë me pesticide të rrezikshme. Ndërkohë 3 prej këtyre ngarkesave që janë me mandarina janë me pesticidin Chlorpyrifos dhe Phosmet që janë dy preparate të dala nga qarkullimi në BE dhe që nuk lejohen të përdoren në territorin e Shqipërisë.

Presidenti i urdhrit veterinar Ervin Resuli në një intervistë për Report Tv shpreh shqetësimin si mundet një preparat i tillë i ndaluar në BE por dhe në Shqipëri të përdoret.  

Kur flasim mandarina, bëhet fjalë për plantacione të cilat kanë një numër goxha të konsiderueshme bimësh e jo pemë oborri. Flasim për biznese që janë objekt I veprimtarisë ligjore të një sërë institucionesh në ministrinë e bujqësisë. Si dhe një preparat që nuk duhet të jetë fare në qarkullim, jo më të përdoret nga fermerët. Pikëpyetja më e madhe është ku e ka gjetur këtë preparat dhe gjatë kontrolleve këtë vit a ka kapur mostra që kanë dalë me këto pesticide? Këtij fermeri ia ka shitur një agronom, se nuk vajti ta blejë tek tregu i fruta berimeve, apo supermarket. Është një preparat që ndoshta qarkullon edhe në rrugë kontrabande në territorin e Shqipërisë.

Ai kërkon që AKU, institucionet dhe ministrja e Bujqësisë të ngrenë alarmin për më shumë kontrolle dhe rritur vigjilencën për të garantuar konsumatorin që këto produkte nuk përmbajnë lëndë shtesë apo të panevojshme.

Na duhet transparencë dhe besueshmëri. AKU dhe ministria e Bujqësisë ka bërë reagimin dje dhe sot ndërkohë ngarkesa e parë ka dalë nga sistemi RASFF më 29 nëntor, thotë ai.

Me ligj operatori i biznesit nuk e ka me ligj të kryejë analizat.

Por si bëhen kontrollet?

Martin Jorgaçi drejtor i rriskut në AKU thotë se kontrollet bëhen në bazë të një plani me bazë rriskut të miratuar në fillim të vitit, i ndarë në muaj dhe me operatorë të biznesit që klasifikohen sipas rriskut që ata paraqesin, qoftë në zhvillimin e aktivitetit të mëparshëm e masave ndëshkuese ndaj këtij aktiviteti për mos zbatueshmërinë e ligjit dhe me sensitivitetin e produkteve apo aktiviteteve që ata përshkruajnë.

Në një intervistë për Report Tv ai tregon se po 

Është bërë identifikimi i sasisë dhe për secilin është bërë gjurmueshmëria, kemi nxjerrë emrat dhe numrat e identifikimit të fermërëve.  Është identifikuar operatori që ka kryer magazinimin e produktit mandarinë. Po identifikojmë fermerët me prodhimet përkatëse dhe marrjen e mostrave shtesë për të garantuar që kjo situatë të shkojë pa probleme për konsumatorin e me produkte të garantuara. Produkti nuk na rezulton të jetë marrë në farmaci sepse nuk kemi akoma një njoftim apo identifikim të siutatës por jemi në hetim në të gjithë zinxhirin e veprimit institucional dhe përdorimin e pesticidit nga ana e fermerëve. Përvecse me trajtimin direkt që mund të bëjë fermeri mund të merret edhe nga ajri, uji i ndotur apo problematikave të tjera natyrore. Por sidoqoftë është e papranueshme dhe e dënueshme prania e pesticideve mbi normë. 


Lajmi kryesor:

Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë


S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit