Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO) - Shqiptarja.com

Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.

Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese ndërkohë që fliste gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”.

Anthony Albanese është djali i një marinari, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane (me origjinë irlandeze).

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 27/11/2024 00:09

    Ja njeriu pa komplekse dhe i drejte! Jo si leganat shqiptare qe e quajne veten grek

    Përgjigju
    • Vlora: 27/11/2024 07:27

      Eeeee kjo qe thua ska lidhje me njerzit po Shqiperine e varfer. Sepse te njeten gje te besh edhe ti nese te japin 500 euro pension cdo dite, bursa shkolle per femijet, mejkime falas ne spitalet greke etj etj. Nuk jetojne dot patriotizen njerzit ne Shqiperi por me halle.

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit