Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që fryn nga Kina mund të sjellë Covid-19. Pas njoftimit rrugët e kryeqytetit Pyongyang ishin praktikisht të zbrazëta pas paralajmërimit, njofton BBC.
Koreja e Veriut, pretendon se nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19 dhe që nga janari ka marrë të gjitha masat e nevojshme , duke mbyllur kufijtë dhe duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
Televizioni Qendror Koreani kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të mërkurën, duke paralajmëruar një fluks i pluhurit të verdhë do të prekte vendin.
Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryjnë në Korenë e Veriut dhe të Jugut në periudha të caktuara të vitit, e përzier me pluhur toksik dhe që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.
Media shtetërore e Koresë së Veriut ka arsyetuar se ka disa hulumtime që tregojnë se Covid-19 transmetohet nga ajri prandaj të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm. Sipas studimeve të fundit të Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve virusi mund të qëndrojë në ajër për disa orë, megjithatë theksohet se është tejet e vështirë për t’u infektuar në këtë mënyrë. Media në Korenë e Jugut madje e konsideroi një pretendim të tillë si të pamundur.
Pavarësisht pretendimit se vendi nuk ka raste me koronavirus, ekziston frika e madhe rreth Covid-19 në Korenë e Veriut dhe udhëheqësi Kim Jong-un ka mbajtur takime të nivelit të lartë për t’u siguruar që kufizimet e forta të vazhdojnë në vend.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor 2024, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor 2024, 08:51
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor 2024, 12:03
-
Kore e Jugut/ Presidenti shpalli shtetrrethimin, parlamenti e rrëzon! Ushtria e policia përleshen me demostruesit, më pas tërhiqen
3 Dhjetor 2024, 15:42
-
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
18 Nëntor 2024, 08:30
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit
16 Nëntor 2024, 19:10
-
Analiza: A do të mposhten trupat e dërrmuara ukrainase nga ushtarët koreanoveriorë?
9 Nëntor 2024, 17:48
-
Kievi: 7 mijë ushtarë të Koresë së Veriut po vijnë drejt territorit tonë
2 Nëntor 2024, 16:12
-
Lufta në Ukrainë/ Korea e Jugut nuk përjashton mundësinë e dërgimit të raketave Hawk në Kiev! Zelensky - Perëndimit: Na lejoni sulmet thellë brenda Rusisë
31 Tetor 2024, 17:36
-
Lufta në Ukrainë/ 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi, fillojnë të mësojnë gjuhën
30 Tetor 2024, 22:32
-
Ukraina/ Zelensky anulon vizitën e Guterres në Kiev pas takimit me Putin! SHBA për koreano-veriorët në Rusi: Tregon dëshpërimin e Putin
25 Tetor 2024, 16:51
-
Kim Jong Un kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut
8 Tetor 2024, 10:14