Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme me zë dhe figurë në një deklaratë për mediat akuzoi se trafikantët e drogës mes të tjerash kanë financuar direkt apo indirekt edhe televizione.
"Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave. Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit" tha Lulzim Basha.
Por, pas deklaratës së liderit të opozitës pyetjet që lindin dhe që kërkojnë përgjigje nga vetë ai janë të shumta. Cilat janë televizionet që u referohet Lulzim Basha se janë ndërtuar me paratë e drogës? Derisa kryedemokrati i ditka emrat e këtyre televizioneve, pse nuk i denoncon me emër dhe mbiemër pa bërë aludime që hedhin baltë edhe mbi mediet e tjera që janë të pastra?
Çfarë marrëdhënie ka Lulzim Basha me këto televizione që ai thotë se janë financuar me paratë e drogës? Pra, derisa Basha ka informacione se ka televizione që financohen në këtë mënyrë, ai bashkëpunon me këto televizione apo i mban larg?
Pas denoncimit shumë të rëndë lideri i opozitës duhet të sqarojë për cilat media bëhet fjalë. Dhe ai vete duhet të distancohet publikisht nga këto televizione. Në vend të tymnajës, lideri opozitar që pretendon që të vijë në pushtet do të ishte mirë që të ishte transparent në gjithcka thotë duke publikuar të gjithë informacionet që ka pa krijuar aludime duke i futur të gjithë në një thes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor 2024, 09:46
Te gjitha mediat jane aty aty po ka ndonje fukara qe punon me djers po eshte dhe fanja me paret e likes dhe me pasmaciun e miellitkolumbian dhe bojen e kuqe te afganistanit
PërgjigjuCili nga ju qe keni bere Komente beson ne drejtesise shqiptare?????Qe Basha eshte partner me Ramen duhet ta kuptojne gjithe albanistani.Por jane partner ne krim qe po i bejne Shqiperise.Mallkuar qofshin te dy.
PërgjigjuUn jo, ti jo, por ata po(politikafshët). Drejtësia i ka shërbyer, i shërben e do ti shërbejë po atyre.
Ky pleher eshte thjesvt nje gjobaxhi.
Përgjigjululka i referohet te atyre mediave qe nuk i ka kapur dot!!e thjesht o me lulin ose e kunderta quhesh i kapur!!denoncoheni per shpifje se nuk mbarokan dokrrat e ketij kamarierit me flok me boj
PërgjigjuLul ke te drejten e ligjit dhe te zotit per cdo tekevizion qe eshte ndertuar me parat e krimit dhe droges,te besh padi,por jo si babalja qe do coje ne burg Salianjin dhe te tjere.Kjo duhet te jete opozita ,qe te denoncoj cdo abuzim apo antiligjin.
PërgjigjuBravo Luan Rama..Pershendetje nga Bostoni..Megjithse je futur ne vendin e gabuar mbete brillant djale like DRITERO AGOLLI
PërgjigjuEpo nuk mund ta mbante ne kurriz kete, ishte i survejuar!
............. Ilir meta, sali berisha, te gjithe bashke........, Ilir Meta, Sali Berisha jane baronet e droges ne Bote nga paskistani deri ne kolumbi.... hashashin e mbiellin ne gjith europen tani. mbani mend kete koment
PërgjigjuCfare ka.. Basha mo vlla. Ata per PD jane
Përgjigju