Kukës/ Drejt rrënimit godina e ish-filialit të UT-së, qytetarët: Kishte gjallëri dikur, sot në gjendje të mjerueshme
4 vite pas mbylljes, godina e ish-filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës, po shkon drejt degradimit. Banorët shprehen se mbyllja e Universitetit ka ulur gjallërinë e qytetit. Sipas tyre, godina po rrënohet dita-ditës.
Objekti i ish-filialit të Universitetit të Tiranës, në qytetin e Kukësit, që nga koha e mbylljes, katër vite më parë , është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në një vend ku mbizotërojnë ferrat, mbeturinat, por edhe grafitet.
Pamjet që shihni, i përkasin ambienteve të jashtme të objektit, e cila për më shumë se 7 vite i shërbeu qindra studentëve, të cilët përfunduan arsimin e lartë, të nivelit Bachelor, të tre degëve: Infermieri, Gjuhë e Huaj dhe Administrim Biznes.
E kisha si opsion, se Kukësi kishte më shumë gjallëri. Më shumë student, më shumë lëvizje më shumë punë. Ta shikosh tani në gjendje të mjerueshme. U organizuam me shoqërinë për ta pastruar se na ka ardhur keq për gjendjen ku ndodhet sot ky fakultet.
Shkëlqim Basha, ish student
Situata aktuale e objektit është një këmbanë alarmi, se shumë shpejt ajo mund të degradohet , duke u kthyer në një objekt pa vlerë, për shkak të abandonimit që i kanë bërë institucionet e shtetit. Banorët e qytetit të Kukësit, por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë filial, ngritën zërin për rihapjen e tij, madje edhe Bashkitë dhe Këshilli i Qarkut, por ky vendim nuk u rishikua .
Kjo ishte një gjë bashkëkohore për Kukësin, një e ardhme më e mirë. Sot, të gjithë pa Universitet, të gjithë kërkojmë të ikim të largohemi. Sillte ndryshim në përditshmëri.
Qytetar i Kukësit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës u çel në vitin 2007 me një numër të kufizuar studentësh. Vit pas viti, numri i tyre erdhi në rritje, ndërkohë që në vitin 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbylljen e tij.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor 2024, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor 2024, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor 2024, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor 2024, 11:10
-
Morinë/ Po hynin në Shqipëri me 18 mijë franga zvicerane dhe 9150 euro cash, nën hetim 2 kosovarët
2 Dhjetor 2024, 12:07
-
Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, trashësia e borës në Shishtavec arrin deri në 50 cm! Rënie gurësh në rrugë
1 Dhjetor 2024, 10:16
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor 2024, 21:55
-
Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës
30 Nëntor 2024, 17:00