Ditën e sotme (23 Nëntor) në Tiranë është mbajtur Samiti III për Diasporën. Të pranishëm ishin përfqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të rajonit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme dhe mbajti fjalën e saj në samit.
Në axhendën e publikuar thuhet se Kurti ishte pjesëmarrës në Samitin e Diasporës në Tiranë, ndonëse mungoi.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit për shkak të angazhimeve në axhendë.
Ai përmendi edhe seancën ku Kurti do të raportojë për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, tha Kryeziu.
Të pranishëm në samit kanë qenë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kurti vizitë jashtë Kosovës, s'shkon të dëshmojë në Prokurori! Zëdhënësi për Report Tv: Gati t’i presë prokurorët në zyrë
16 Dhjetor 2024, 10:25
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
15 Dhjetor 2024, 15:29
-
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën
14 Dhjetor 2024, 16:08
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor 2024, 19:11
-
Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti konferencë me homologun kroat Plenkoviç: Tani është shënjestruar popullsia civile
13 Dhjetor 2024, 14:50
-
Nga 1 janari qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
13 Dhjetor 2024, 08:50