Kurti takohet me zyrtaren greke, kërkesë për njohjen e Kosovës
Albin Kurti dhe Heleni Vakali
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë Heleni Vakali.
Gjatë takimit Kurti foli rreth marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në ekonomi dhe në investime .
Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohej shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas zyrës së Kryeministrit, Vakali tha se Greqia edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.
“Ambasadorja Vakali tha se është e nderuar për detyrën që ka marrë dhe se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës. Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problem, theksoi znj. Vakali. Ajo u shpreh e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunimin bilateral. Ambasadorja e vlerësoi angazhimin e qeverisë për vlera demokratike dhe për rezultatet në luftimin e korrupsionit”, thuhej në komunikimin zyrtar.
Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Vakali ranë dakord që duhet të vazhdojnë projektet e përbashkëta në arsim e kulturë dhe në organizimin e radhës të forumit ekonomik.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kurti vizitë jashtë Kosovës, s'shkon të dëshmojë në Prokurori! Zëdhënësi për Report Tv: Gati t’i presë prokurorët në zyrë
16 Dhjetor 2024, 10:25
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
15 Dhjetor 2024, 15:29
-
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën
14 Dhjetor 2024, 16:08
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor 2024, 19:11