Kuvendi mblidhet dy herë brenda javës/ Do të rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe Vettingu në Politikë - Shqiptarja.com

Kuvendi mblidhet dy herë brenda javës/ Do të rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe Vettingu në Politikë

Kuvendi mblidhet dy herë brenda javës/ Do të rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe Vettingu në Politikë

TIRANE-Grupi i Partisë Socialiste ka vendosur që brenda kësaj jave të zhvillohen dy seanca në Kuvendin e Shqipërisë. E para do të jetë ditën e enjte, ku parashikohet që të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin, i cili e riktheu për shqyrtim për të reflektuar kërkesat e studentëve. 

Gjithashtu këtë të enjte do të votohen edhe 3 propozimet e qeverisë për Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Kandidatët e propozuar nga qeveria janë Suela Popa, Edlira Luçi dhe ish-ministri i Financave në kohën e PD-së, Ridvan Bode.

Ndërsa seanca e dytë do të zhvillohet ditën e premte për vettingun në politikë. Nisma e PD është rrëzuar nga Komisioni i Venecias, ndërsa të premten pritet që të rrëzohet edhe drafti i PD-së që u depozitua në Kuvend në datë 7 shtator. Ende nuk dihet nëse PD dhe LSI do të marrin pjesë në seancën e ditës së enjte.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit