Kuvendi përshëndet futjen e ‘K'cimit të Tropojës’ në UNESCO, duartrokitje nga PS e PD (VIDEO) - Shqiptarja.com

Kuvendi përshëndet futjen e ‘K'cimit të Tropojës’ në UNESCO, duartrokitje nga PS e PD (VIDEO)

 

“K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht më 3 dhjetor pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Lidhur me këtë teksa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës në një moment të gjithë deputetët pa përjashtim - PD e PS kanë duartrokitur në shenjë respekti për këtë kërcim i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

“K'cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit