Ky Liverpool është i një planeti tjetër, ja 10 rekordet që mund të thyejnë djemtë e Klopp
Salah e Van Dijk festojne fitoren ndaj United
“ Pa dyshim ka qenë një nga derbit më të mirë që kemi luajtur”. Kjo është ajo çfarë ka thënë Jurgen Klopp pas fitores 2-0 të Liverpoolit ndaj Manchester United që e ka dërguar diferencën me City-n e vendit të dytë në 16 pikë. Liverpooli po tregohet ekip i një tjetër galaksie dhe të kuqtë mund të thyejnë disa rekorde gjatë këtij sezoni që nuk ka më dyshime do jetë sezoni i rikthimit tek titulli kampion.
Këto janë 10 rekordet që mund të thyejë Liverpool gjatë sezonit 2019-2020:
1-Nisja më e mirë e një sezoni. Tashmë Liverpool ka siguruar 21 fitore në 22 ndeshje duke kaluar City-n e sezonit 2017-2018.
2-Më shumë fitore radhazi në shtëpi. Liverpool është vetëm dy fitore larg në Anfield që të kalojë numrin 20-të të fitoreve që ka arritur City në shtëpi në sezonin 2011-2012.
3-Më shumë fitore radhazi. Djemtë e Klopp numërojnë 13 fitore radhazi dhe janë vetëm 6 fitore larg rekordit të vendosur nga Manchester City në vitin 2017.
4-Më shumë ndeshje i pamposhtur. Liverpool ka tashmë 39 ndeshje që nuk humbet dhe është 11 takime larg rekordit të vendosur nga Arsenali në vitin 2003-2004.
5-Më pak humbje gjatë një sezoni. Arsenali i edicionit 2003-2004 është ekipi i vetëm që e ka mbyllur pa humbje edicionin në Premier League dhe Liverpooli mund ta arrijë këtë rekord.
6-Më shumë fitore gjatë një sezoni të vetëm. Manchester City siguroi 32 fitore në sezonin e fundit ndërsa Liverpool për momentin ka 21 fitore.
7-Më shumë pikë në një edicion të vetëm. City i Pep Guardiolës arriti në 100 pikë në sezonin 2017-2018 ndërsa Liverpool sipas përllogaritjeve mund të arrijë deri në 112 pikë.
8-Më shumë fitore në shtëpi gjatë një edicioni futbollistik. Liverpool ka deri më tani 12 fitore në stadiumin e tij dhe është 7 fitore larg thyerjes së rekordit.
9-Më shumë fitore jashtë fushe. Liverpooli ka fituar 9 ndeshje larg nga “Anfield Road” dhe i duhen edhe 8 fitore të tjera që të mposhtë rekordin e City-t të sezonit 2017-2018.
10-Më shumë ditë si i pamposhtur në kampionat. Arsenali rezistoi 537 ditë pa humbje gjatë dy sezoneve 2003-2004 dhe 2004-2005. Ndërsa Liverpool ka 382 ditë që nuk njeh humbje. /Përgatiti Andi Kapxhiu/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle
14 Dhjetor 2024, 18:13
-
Liverpool zyrtarisht në 1/8 e Champions League, një skuadër eliminohet me gjashtë humbje
11 Dhjetor 2024, 08:38
-
Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’
10 Dhjetor 2024, 23:05
-
Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin
10 Dhjetor 2024, 10:36
-
Premier League/ Stuhia shtyn derbin Everton - Liverpool, Man. City ndalet 2-2 në Londër! Fitojnë Aston Villa dhe Brentford, Man. United mposhtet 2-3 në shtëpi
7 Dhjetor 2024, 16:00
-
Armando Broja rikthehet pas 7 muajsh, Everton fiton 4-0! Man. City ‘shkelmon’ krizën me tre gola, Liverpool 3-3 mes dramës! Arsenal thyen 2-0 Man. United, Chelsea me hapa kampioni
5 Dhjetor 2024, 08:31
-
GOLAT/ Liverpool mposht 2-0 Man. Cityn dhe 'arratiset' në krye të Premier League! Chelsea fiton 3-0 kundër Aston Villas, United argëtohet dhe mposht me katër gola Evertonin
1 Dhjetor 2024, 16:32
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor 2024, 15:59
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor 2024, 14:41
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor 2024, 22:55
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Ipsuich ndal 1-1 Man. United në debutimin e Amorim
24 Nëntor 2024, 17:31
-
Ofendoi Liverpoolin dhe Jurgen Klopp, pezullohet arbitri i Premier League
12 Nëntor 2024, 15:42