Laboratori në Britani fillon studimin e variantit të ri 'Omicron'
Qendra për Studimin e Viruseve, në Glasgou të Britanisë
Një laborator në Britani është ndër të paktët që ka paisjet e duhura për të studiuar pathogjenët si varianti Omicron i koronavirusit. Shkencëtarët atje kanë filluar tashmë testimin për të mësuar më shumë rreth këtij varianti të ri dhe rreth efektshmërisë së vaksinave ndaj tij.
Qendra për Studimin e Viruseve në Glasgou të Anglisë ka filluar të bëjë testime për variantin Omicron të koronavirusit. Deri më tani ka patur 42 raste të konfirmuara të këtij varianti në Britani, megjithëse nuk dihet ende se sa problematik do të jetë ai.
"Nuk dimë ende se çfarë kuptimi kanë ndryshimet e shumta që shohim tek varianti i ri. Por do të jemi në gjendje tashmë ta testojmë në laborator", thotë Emma Thomson, profesore në Qendrën për Studimin e Viruseve të Këshillit për Kërkimet Mjekësore (MRC).
Laboratori i izoluar në Qendrën për Studimin e Viruseve është ndër të paktët laboratorë në Britani që është i pajisur për të trajtuar një pathogjen si varianti Omicron.
Kryerja e eksperimenteve me variantin Omicron është thelbësore.
"Mund të fillojmë që tani ta kultivojmë virusin në mënyrë që të mund të zhvillojmë eksperimente në të ardhmen. Na duhen të dhëna shkencore përpara se të pretendojmë se kemi njohuri për mënyrën se si sillet ky variant i ri", thotë Wilhelm Furnon, ndihmës shkencëtar në Qendrën për Studimin e Viruseve.
"Më urgjente është të mësojmë se në ç'nivel mundet varianti Omicron t'i shpëtojë imunitetit të krijuar nga vaksinat", thotë Massimo Palmarini, drejtor i qendrës.
Shkencëtarët do të krahasojnë gjithashtu variantin Omicron me variantin Delta për të parë se sa janë në gjendje antitrupat e njerëzve të vaksinuar që ta shkatërrojnë virusin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08