LEZHE- Preng Doda 28-vjeç nga Mirdita është arrestuar nga policia, pasi ka hedhur një granatë në oborrin e shtëpisë së vjerrit, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer, edhe pse ai i kishte hequr siguresën. Prej kohësh ai kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, e cila ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtje.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit".
Njoftimi i plote
Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer
Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 15:45
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor 2024, 14:57
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor 2024, 14:41
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor 2024, 15:31
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor 2024, 08:56
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 22:11
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Artistët e folkut mblidhen në Lezhë për Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve, marrim pjesë në garë 18 grupe
11 Dhjetor 2024, 15:52
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor 2024, 15:20