Pas urdhrit të ri të arrestit europian, ish-presidenti i shpallur katalanas, Carles Puigdemont, u dorëzua para autoriteteve belge këtë mëngjes.
Në një deklaratë,vetë Puigdemont shpjegoi se ai kishte vendosur të dorëzohej vullnetarisht në lidhje me urdhrin e ri ndërkombëtar të arrestimit të Gjykatës Supreme Spanjolle. Puigdemont ka hedhur poshtë urdhrin e arrestit dhe ka kundërshtuar "çdo përpjekje" për ta dërguar atë përsëri në Spanjë.
Pas përpjekjes së dështuar të pavarësisë së Katalonjës dy vjet më parë, Puigdemont u strehua në Belgjikë për t'i shpëtuar drejtësisë Spanjolle. Në vitin 2017 ai mbajti një referendum për pavarësinë Katalonje të mbështetur nga Parlamenti vendas, por që u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.
Dje presidenti i Katalonjës Quim Torra njoftoi qëllimin e tij për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Katalonjës brenda dy viteve. Duke folur para parlamentit katalunas, Torra sqaroi se dënimi i udhëheqësve separatistë nuk do të ndalojë administratën e tij: Ne do të kthehemi përsëri në referendum për pavarësinë. Nëse të gjitha partitë dhe grupet punojnë për ta bërë të mundur, ne do ta mbyllim këtë legjislaturë me pavarësi për Katalonjën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht 2024, 16:06
-
Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën
24 Qershor 2024, 18:51
-
Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez fitojnë votën katalanase, separatistët humbin shumicën
13 Maj 2024, 09:49
-
Më shumë se 1 mijë ditë pa shi, Katalonja shpall gjendje emergjente! Rajoni përballet me thatësirën më të madhe ndonjëherë
2 Shkurt 2024, 11:35
-
Eurodeputeti katalonas Jordi Sole: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike
6 Korrik 2022, 12:48
-
Arrestohet në Itali, lideri separatist i Katalonjës Carles Puigdemont
24 Shtator 2021, 09:46
-
Parlamenti Evropian voton pro heqjes së imunitetit të Carles Puigdemont e dy separatistëve të tjerë
9 Mars 2021, 10:52
-
Rritja e të infektuarve me COVID, Katalonja mbyll baret e restorantet për 15 ditë
14 Tetor 2020, 22:10
-
Zhduket në Madrid i riu nga Patosi, nëna rrëfen bisedën e fundit në telefon për 8 Mars
23 Korrik 2020, 18:25
-
Covid/Spanjë, Katalonja bën të detyrueshme mbajtjen e maskës
8 Korrik 2020, 14:53