Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama me anë të një statusit në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me shtyrjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Linda Rama ka zgjedhur fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare i cili shkruan për shqiptarët dhe ëndrrën e madhe europiane. Sipas Kadares shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë.
"Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. " shkruan Linda Rama.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)