POGRADEC- “Liqeni im” është filmi i parë që çeli edicionin e 11-të të “Balkan Film Food festival” në qytetin liqenor të Pogradecit.
Mirëpritur nga publiku që e përcolli me një audiencë të lartë, filmi është xhiruar në Liqenin e Prespës së madhe ndërsa u prezantua mbrëmjen e djeshme në amfiteatrin Odeon në Pogradec.
Me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvanit premiera e filmit ka në qendër inteligjencën e djaloshit maqedonas me emrin Kristo, i cili mediton në bankat e shkollës për fjalinë e shkruar nga mësuesi në dërrasën e zezë "Liqeni im".
“Unë e kam takuar dy javë para se të shkonte në Itali për t’i dhënë dorën e fundit të filmit, dhe ishte shumë I lumtur largimi i tij ishte i papritur për të gjithë. Sigurisht, si çdo aktivitet ka vështirësitë e veta por kur vjen momenti I festivalit është vetëm një kënaqësi”, tha Drejtori artistik i festivalit, Eno Milkani.
Për aktoren Ema Andrea, rëndësia e festivalit qëndron rikthimin e vëmendjes ndaj artit dhe edukimin e brezave të rinj me shijen dhe kulturën artistike.
“Pandemia ka sjellë shumë dëme në jetën sociale, po e vetmja e mirë që solli është që njerëzit e kuptuan se sa i rëndësishëm është arti në jetën e tyre dhe në këtë rast përfshihet dhe ekzistenca e këtëij festivali. Është e rëndësishëm për jetën e artistëve, për jetën e qytetit dhe zhvillimine artit të vërtetë”, u shpreh Ema Andrea.
“Balkan Film Food Festival” do të vazhdojë për 5 net me radhë deri më 5 shtator në Pogradec ku do të shfaqen rreth 40 filma nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania e Kroacia.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43
-
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, humb jetën drejtuesi i 'Volkswagen' (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 09:02
-
Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë
5 Dhjetor 2024, 23:01
-
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
4 Dhjetor 2024, 19:26
-
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
4 Dhjetor 2024, 16:03
-
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë
29 Nëntor 2024, 13:44
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor 2024, 19:48
-
Aksident me 3 të plagosur, bllokohet për 1 orë e gjysmë aksi Pogradec-Lin (VIDEO)
14 Nëntor 2024, 16:26
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor 2024, 18:28
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor 2024, 10:00
-
37 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit! Liriku i madh i letërsisë dhe atdhetari i mbrojtjes së kombit dhe traditës së Rilindjes
12 Nëntor 2024, 09:05