Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska doli të mërkuren nga burgu, pas tre viteve vuajtje të dënimit. Ajo u dënua fillimisht me gjashtë vjet burg pas akuzave për blerjen e paligjshme të një autoveture "Mercedes Benz" me vlerë prej mbi 500 mijë eurosh për nevojat e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski.
Por, dënimi më pas iu ul në katër vjet heqje lirie.
Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që ta lirojë me kusht ish-ministren; Ajo do të kthehej për të vazhduar dënimin nëse deri në tetorin e vitit të ardhshëm kryen një vepër tjetër penale.
Por megjithatë ka një proces tjetër gjyqësor kundër saj lidhur me çështjen e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Por, ka gjasa, sipas ekspertëve ligjorë, që ajo të lirohet edhe nga këto akuza pas lehtësimeve që parashikon Kodi i ri Penal për bartësit e funksioneve që kanë shpërdoruar detyrën.
Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës pranë Shkupit, Gordana Jankullovska kishte shërbyer në bibliotekën e burgut në pavijonin e grave, ndërsa është marrë parasysh fakti se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeç i cili “ishte privuar nga kujdesi amënor”, por dhe sjellja e saj shembullore gjatë vuajtjes së dënimit, sipas autoriteteve.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor 2024, 11:12
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor 2024, 17:39
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit
16 Dhjetor 2024, 11:09
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Siria pas rrëzimit të Assad/ Elezi për Report Tv: Vendi kontrollohet nga 3 grupe, mes tyre të paktën 60 shqiptarë nga Kosova! Shqiptari nga RMV, Avdyl Jashari, post kyç në Frontin për Çlirimin e Sirisë
12 Dhjetor 2024, 15:55
-
Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale
12 Dhjetor 2024, 15:37
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
U shpall 'non grata' si Berisha, por ndryshe nga ai, Artan Grubi tërhiqet nga politika: I nevojshëm për të ruajtur integritetin! Kam njoftuar Ali Ahmetin
12 Dhjetor 2024, 10:12
-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Kosovë! Epiqendra ishte në Prizren
12 Dhjetor 2024, 09:55
-
RMV/ Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe, nënkryetari i BDI për Report Tv: Do protestojmë pa ndalim! Betejë e fituar, po rreziku ekziston! Haklaj: E sponsorizuar nga Rusia
11 Dhjetor 2024, 19:05