Gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se përplasjet që ndodhën në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër mund të zhvendosen shumë shpejt në Tiranë dhe Durrës ku janë qendrat e biznesit dhe politika. Sipas Hoxhës më shumë informacion kanë grupet kriminale në strukturat e policisë pasi paguajnë oficerët sesa policia në grupet kriminale.
"Di që në një rast Santiago ka komunikuar direkt me pjesëtarët e grupit tjetër ndërkohë që ata ishin në Spanjë dhe ne e dimë se me cfarë merren shqiptarët në Spanjë, ka pasur përplasje dhe tani arritën në pikën që nuk ka më negociata. Ata kanë tentuar emra shumë më të rëndësishëm se Santiago. Tiranë-Durrës është qendra kryesore e popullisë, bizneseve dhe jetës politike dhe krimi këtu do të synojë se këtu janë paratë. Ata mendonin se Santiago kishte mundësi ti godiste, prandaj e goditën. Ajo që ndodhi në Shkodër, Vlorë dhe në Elbasan nuk është cudi të ndodhë tani në Tiranë, Durrës.
Nuk parandaluam dhe sëmundja erdhi në qendër. Te ngjarja e fundit, vrasja, nga kamerat e sigurisë duket që kanë dalë kanë pirë ujë, kanë pritur me kohë të gjatë. Është gjë e mirëmenduar, jo e çastit. Këto grupe duke qenë të përfshirë edhe në biznese, si lojërat e fatit, do të thotë se kanë korruptuar edhe më parë oficerët dhe prokurorët. Ata kanë listë pagesa të rregullta të oficerëve për të marrë informacion për vete dhe kundërshtarët. Ata kanë informatorë brenda policisë, më shumë info kanë këta brenda policisë, se policia brenda këtyre.
Ngjarja është sinjal për ngjarje të tjera. U morëm me Shullazin, tani është në burg, doli nga qarkullimi. Atëherë kush po operon në Tiranë? Kush po shpërndan për momentin kokainë, heroinë dhe kanabis? Kush e kontrollon Durrësin, kush e ka bazë operative më të suksesshme dhe më të mëdha nga Shqipëria jashtë? Tani nuk vijnë më me kallash si në 1997, por me forma të tjera me kostum" tha Artan Hoxha.
Lajmi kryesor:
Artan Hoxha tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar, ja 8 emrat në kërkim
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor 2024, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor 2024, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor 2024, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor 2024, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor 2024, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor 2024, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor 2024, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor 2024, 12:17