Lojërat Evropiane/ Eliminohen sportistët shqiptarë, të pafat në boks dhe taekwondo
Nga ndeshja e boksierit Redis Karaj
Lojërat Evropiane të Polonisë kanë vijuar me ditën e katërt, teksa sportistët shqiptarë kanë qenë të pafat në boks dhe taekwondo. Në boks, Redis Karaj dhe Gelian Rojku janë eliminuar, teksa fat të njëjtë ka pasur edhe Juirdo Cani në taekwondo.
Boksieri kuqezi Redis Karaj është ndeshur me rivalin italian Salvatore Cavallaro në peshën 80 kilogramë, por nuk ka arritur që të kualifikohet në turin tjetër të eventit, pasi është mposhtur me pikë 5-0 pas tre raundesh nga italiani.
Boksieri Gelian Rojku ka debutuar në Lojërat Europiane 2023, në peshën 92 kilogramë. Sportisti kuqezi është mposhtur me pikë 5-0 nga gjermani Alexander Christian Okafor, duke u eliminuar nga turneu.
Edhe sportisti tjetër Juirdo Cani ka garuar ditën e sotme në Lojërat Europiane 2023 në sportin e taekwondo. Cani është mposhtur 2-1 nga italiani Dennis Baretta.
Nga ana tjetër, Alvin Karaqi shkroi dje historinë dhe ka marrë medaljen e artë në karate. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
13 Dhjetor 2024, 09:58
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Botërori i Peshëngritjes/ Shqipëria del pa medalje, në Bahrein garuan Calja, Qerimaj dhe Ramadani
11 Dhjetor 2024, 12:13
-
Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën
10 Dhjetor 2024, 08:56
-
Ishin parashikuar për sot, dështojnë zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës! Akuza mes palëve
4 Dhjetor 2024, 08:37
-
Basketboll/ Besëlidhja vendos diktatin te meshkujt, fiton ndeshjen e shtatë radhazi
3 Dhjetor 2024, 14:44
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi sërish në 'top 10', renditet e teta në Slalomin e SHBA-së! 18-vjeçarja: Po punoj për garën e radhës (VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 20:16
-
Shqipëria 'lahet në ar', Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Rumani
30 Nëntor 2024, 21:46
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi zë vendin e 9-të në SHBA, i shton pikë Shqipërisë (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 20:19
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor 2024, 16:22