Ministria e Brendshme britanike: Rekord i ri emigrantësh me gomone në Londër
Emigratë ilegalë duke kaluar nga Franca Kanalin e la Manshit për në Britaninë e Madhe
Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.
Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.
Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t'i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t'u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t'u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t'u kthyer në Britaninë e Madhe.
OKB: Londra po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare
Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin. Ky ashpërsim synon t'u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare./DW
S.C/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor 2024, 14:17
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59