Pak orë përpara nisjes së protestës së opozitës, ish- deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar sot do të jetë një ditë vendimtare. Nga selia e LSI, ish-deputeti ka bërë thirrje që protestuesit të bashkohen në protestë, më qëllimin e vetëm për të "shporrur" kryeministrin Edi Rama.
"Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.
Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.
Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!
Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis.
Populli e ka marrë vendimin e tij. Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017.
Sot, nesër është vonë!", tha Braimllari.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë
1 Maj 2024, 10:06
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill 2024, 18:51
-
Braimallari ‘thumbon’ sërish Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91
18 Prill 2024, 16:54
-
‘Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda’, Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: E pres në Konventë
17 Prill 2024, 11:57
-
Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën
16 Prill 2024, 19:02
-
Përplasjet me Ilir Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, i besuari i Monika Kryemadhit
16 Prill 2024, 18:38
-
Beleri dhe Goro pas hekurave, Haklaj në '5 Pyetjet': Kam besim te Dumani! Po godet 360 gradë! Braimllari: Lëvizje okulte e kryeministrit
25 Mars 2024, 22:21
-
Negociatat/ Anëtari i Kryesisë së PD: Rama bashkëpunim me Berishën, non gratat i ka në qeveri! Braimllari: Opozita betejën e ka në Kuvend
14 Mars 2024, 17:43
-
Pse proteston Rithemelimi? Nallbati: Ka 1001 arsye, 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën! Shabani: Nuk marr pjesë, Nisma Thurje jo pjesë e frontit
19 Shkurt 2024, 21:16
-
15 ha pa leje te inceneratori i Tiranës, PL pyet SPAK: Çfarë bëhet me kallëzimin?!
17 Janar 2024, 12:25
-
PL:Këshilli bashkiak të mblidhet për inceneratorin e Tiranës
15 Janar 2024, 12:15
-
Partia e Lirisë: Në Tiranë 51 mijë apartamente të pabanuara, pastrim parash
12 Janar 2024, 12:35