Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka uruar PS në 28 vjetorin e themelit, duke theksuar se kjo forcë politike nuk është më e njëjta. Përmes fotove të disa prej atyre që e themeluan atë parti në 1991, ai i kujton me respekt. “Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë! 28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike! Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko! Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishin e mbeten socialistë!” shkruan ai.
Lajmi kryesor:
'Armëpushim' për ditëlindjet/ PS feston 28-vjetorin, Basha bëhet 45, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor 2024, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor 2024, 12:44
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
12 Dhjetor 2024, 22:59
-
Ben Andoni: E vërteta tek shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!!
12 Dhjetor 2024, 18:14
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Ervis Iljazaj: A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
10 Dhjetor 2024, 18:24
-
Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK
9 Dhjetor 2024, 21:40
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor 2024, 09:52