Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë sot (6 janar 2024) në hapje të një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme, ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.
Frika mbi zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas në një luftë rajonale u rrit pas vrasjes të martën, 2 janar 2024 në Liban,të numrit 2 të Hamasit, Saleh al-Arouri. Izraeli nuk i ka konfirmuar, por as hedhur poshtë dyshimet, se qëndron pas këtij sulmi.
Ndërkohë 21 palestinezë u vrarë dhe të tjerë u plagosën pas bombardimeve nga avionët luftarakë izraelitë gjatë natës.
Situata humanitare për palestinezët mbetet dramatike. Franca dhe Jordania kanë dorëzuar 7.7 ton ndihma mjekësore.
“Rripi i Gazas është i pabanueshëm”, thotë koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare.
Ndërkohë, sulmet e intensifikuara ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani po pengojnë tregtinë ndërkombëtare dhe kanë sjellë si rezultat rritjen e përpjekjeve nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të patrulluar zonën dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve.
Pas Turqisë, Blinken shkoi në Greqi për të takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis më pas do të vizitojë vende arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor, për të përcjellë mesazhin se Uashingtoni nuk dëshiron një përshkallëzim rajonal të konfliktit të Gazës.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gaza/ Sulmi izraelit në kampin e Nuseiratit, numri i viktimave rritet në 33
13 Dhjetor 2024, 07:21
-
Humbja e Sirisë, 'shuplakë e fortë' për Rusinë
8 Dhjetor 2024, 13:09
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor 2024, 18:29
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor 2024, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor 2024, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor 2024, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor 2024, 08:22
-
Izraeli vret dy udhëheqës të Xhihadit Islamik
16 Nëntor 2024, 16:27
-
Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
15 Nëntor 2024, 08:04
-
Organizata 'Human Rights Watch' akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik
14 Nëntor 2024, 17:03
-
Media: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza
11 Nëntor 2024, 08:20
-
Izraeli miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
7 Nëntor 2024, 16:01