Fenomeni i kanabisit nuk mbaron me Lazaratin, pasi krimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu është shprehur Zëvendësministrja e Ministrisë së Brendshme Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me Task Forcën në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës. Ndër të tjera, ajo u shpreh se afati i fundit për t'i dhënë fund këtij fenomeni është data 15 qershor, në të kundërt asnjë nuk do të tolerohet.
"Krimi gjithmonë gjendet një hap përpara dhe ky fenomen për një periudhë mori hapa shqetësues. Ne jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e negociatave dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë. Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent, por edhe tepër ambicioz. Ka një datë që e ka vendosur ministri i brendshëm, data 15 qershor është data që duhet t'i japim fund kanabisit për vitin 2019, nëse pas kësaj date ende do të kemi raste të mbjelljes së kanabisit nuk do të tolerojmë asnjë njeri", tha Voda.
Ndërkaq, Voda ju bëri thirrje drejtuesve që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në luftën kundër krimit pasi ka pas raste që ky bashkëpunim ka munguar.
"Sigurisht që ka ende raste sporadike pavarësisht punës së mirë që është bërë. Por këto raste tregojnë se ende kemi dobësi në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes strukturave. Po edhe me përmbushjen me përpikmëri që çdo institucion duhet të përmbushë në bazë të planit. Përgjegjësia është e përbashkët nuk mund të rrijmë duarkryq nuk duhet të ketë më asnjë rast të kultivimit të kanabisit", përfundoi Voda.
Ndërsa, kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi dhe prefekti i Qarkut Gjirokastrës Astrit Aliaj u shprehën të vetëdijshëm për këtë fenomen që duhet luftuar në jug.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor 2024, 14:39
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor 2024, 13:16
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor 2024, 15:33
-
Aksidenti tragjik në aksin Tepelenë-Fier, ku humbën jetën bashkëshortët! Arrestohet shoferi i autobotit, dyshohet se ishte përgjumësh kur ndodhi përplasja
15 Nëntor 2024, 11:45
-
Tepelenë, do shisnin 30 kg kanabis dhe një kallashnikov, 4 të arrestuar! Në pranga babë e bir që transportonin thasët me kanabis në makinë (EMRAT)
15 Nëntor 2024, 09:14
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor 2024, 10:56
-
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, një 60-vjeçare përplaset për vdekje nga një automjet! Grupi hetimor në vendngjarje
8 Nëntor 2024, 20:35
-
Aksident në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga! Plagoset punonjësi i policisë
6 Nëntor 2024, 10:49
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në një lavazh në Memaliaj, arrestohet 45 vjeçari
5 Nëntor 2024, 13:01
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset Shefi i Policisë Kufitare të Kakavijës dhe shoferi tjetër
2 Nëntor 2024, 13:02