Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën - Shqiptarja.com

Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën

Keith Kellogg

Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si ndihmës të presidentit dhe të dërguarin special për Rusinë dhe Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i zgjedhur në rrjetin e tij social “Truth”. “Së bashku do ta bëjmë botën përsëri të sigurt”, tha Trump.

Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për ta zgjidhur luftën në Ukrainë.

Ambasadorët u mblodhën në Këshillin NATO-Ukrainë për të diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë pas lëshimit nga Rusia të një rakete balistike eksperimentale me rreze të mesme (IRBM) javën e kaluar. Oficerët e lartë ushtarak ukrainas informuan Këshillin me anë të një video.

Këtë e bën të ditur Aleanca e Atlantikut të Veriut përmes një shënimi. ‘Gjatë takimit, aleatët e NATO-s përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Sulmi, i cili kishte në shënjestër Dnipron, shihet si një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar popullatën civile ukrainase dhe për të frikësuar ata që mbështesin Ukrainën në mbrojtjen ndaj agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë.

Me shqetësim është parë edhe mbështetja që Koreja e Veriut po i jep Rusisë, pasi siç raportohet ushtarët koreano verior kanë ardhur në ndihmë të ushtrisë ruse.

Për këtë një delegacion ukrainas, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka mbërritur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Umerov do të ndajë informacione në lidhje me vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi dhe do të kërkojë mbështetjen e Seulit për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 21:04
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

1732738128_GettyImages12338857511.jpg

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar interesin e saj për të bashkëpunuar me talebanët në Afganistan në fusha të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës, kur ata të hiqen nga lista e organizatave terroriste, e hartuar nga Moska.

Është thelbësore të vendoset "bashkëpunimi pragmatik" me Afganistanin, shpjegoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke shtuar se këtë vizion e ndajnë "fuqitë e tjera të mëdha botërore".

Bashkëpunimi me talebanët, specifikoi Zakharova, "nuk është i mundur pa hequr statusin e një grupi terrorist nga lëvizja talebane".

Një grup deputetësh i kanë paraqitur një projekt-ligj Dumës për të përjashtuar nga lista e organizatave terroriste ato grupe që kanë braktisur luftën e armatosur, duke përfshirë edhe talebanët.

NULL
Ora 13:54
Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Foto: Elon Musk dhe Joe Biden

Disa media amerikane raportojnë se presidenti amerikan Joe Biden, përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, i bëri thirrjen përfundimtare Kongresit për të marrë 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Raportohet se kjo ndihmë do të shërbejë për të forcimin e mbështetjen ushtarake të Ukarinës dhe për të rimbushur rezervat amerikane që ishin zvogëluar.

Mrëpo mesa duket manjati Elon Muk nuk e ka pritur mirë këtë ide të Biden

"Kjo nuk është mirë," shkroi Elon Musk në X.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit