Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë - Shqiptarja.com

Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Foto ilustruese

Ndërkohë që konflikti në Ukrainë po përshkallëzohet, janë rikthyer diskutimet mbi mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore dhe kompanive private të mbrojtjes në këtë vend. Kështu raporton sot gazeta franceze Le Monde, duke cituar “burime të besueshme”.

Këto bisedime janë intensifikuar veçanërisht për shkak të shqetësimeve se SHBA mund të reduktojë mbështetjen për Kievin pas marrjes së detyrës nga Donald Trump më 20 janar 2025.

Nga ana tjetër, një mesazh shumë i ashpër ka ardhur nga nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai i kërkon Europës të ndalojë mbështetjen ndaj Ukrainës, ose ndryshe do të përballet me pasojat potencialisht shkatërruese të raketës më të re me rreze të mesme veprimi me të cilën Moska është pajisur, Oreshnik.

"Evropa spekulon për shkallën e dëmit që do të shkaktonte raketa me kokat e saj bërthamore, për mundësinë e rrëzimit të saj dhe për shpejtësinë me të cilën raketat do të arrinin në kryeqytetet e kontinentit të vjetër.

Më lejoni të përgjigjem: dëmet do të ishin katastrofike - dhe jo, nuk është e mundur që t'i rrëzosh ato me sistemet aktuale”, ka shkruar Medvedev në Telegram.

Më tej Medvedev shprehet se asnjë strehë bërthamore nuk do t’ju shpëtojnë nga kjo raketë.

"E vetmja gjë është që Rusia mund të bëjë është të paralajmërojë paraprakisht për lëshimin. Pra, çfarë mendoni për të ndaluar mbështetjen për luftën?", shtoi ai. 

Por as përgjigja e Kremlinit për situatën e krijuar dhe reagimet e SHBA, nuk mungoi.

“Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për negociatat në lidhje me Ukrainën”, u shpreh sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kurse në krahun tjetër bastisjet ruse në territorin e Ukrainës vijojnë. Të paktën 13 persona mbetën të plagosur pasi një raketë ruse goditi  mëngjesin e sotëm në qendër të Kharkivit.

Duke parë gjendjen e luftës në terren, Lituania njoftoi sot (25 Nëntor) se i ka dërguar një paketë të re ndihme ushtrisë ukrainase, duke përfshirë gjeneratorë elektrikë, pjesë këmbimi për automjetet e blinduara M113, armë të llojeve të ndryshme dhe pjesë këmbimi për pajisjet ushtarake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 17:53
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

1732553677_kharkivukrainereuters241125h.jpg

Ukrainë

Ndërkohë që konflikti në Ukrainë po përshkallëzohet, janë rikthyer diskutimet mbi mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore dhe kompanive private të mbrojtjes në këtë vend. Kështu raporton sot gazeta franceze Le Monde, duke cituar “burime të besueshme”. Këto bisedime janë intensifikuar veçanërisht për shkak të shqetësimeve se SHBA mund të reduktojë mbështetjen për Kievin pas marrjes së detyrës nga Donald Trump më 20 janar 2025.

Le Monde kujton se presidenti francez Emmanuel Macron e kishte ngritur këtë çështje që në shkurt, duke shkaktuar debate të mëdha dhe kundërshtime nga disa vende evropiane, veçanërisht Gjermania. Sidoqoftë, ky opsion nuk është përjashtuar dhe madje ka marrë një vrull të ri gjatë javëve të fundit.

Një burim britanik ka deklaruar për Le Monde se “po zhvillohen diskutime midis Britanisë dhe Francës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me synimin për të krijuar një bërthamë të fortë aleatësh në Evropë, që do të përqendrohet tek Ukraina dhe siguria evropiane në përgjithësi”.

Edhe pse deri tani nuk ka vendime zyrtare, Le Monde raporton për disa “propozime konkrete” që po shqyrtohen në Ministrinë e Mbrojtjes. Një nga këto propozime vjen nga kompania franceze Défense Conseil International (DCI), e cila është e specializuar në eksportin e armatimeve dhe trajnimin ushtarak.

Sipas gazetës, DCI është e gatshme të vazhdojë trajnimin e ushtarëve ukrainas, ashtu siç ka bërë tashmë në Francë dhe Poloni. Gjithashtu, kompania mund të sigurojë mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake franceze të dërguara në Ukrainë. Për këtë qëllim, DCI ka kontaktuar kompaninë britanike Babcock, e cila është tashmë aktive në Ukrainë, për të bashkëpunuar dhe për të përdorur së bashku burimet e disponueshme. (ANSA)

NULL
Ora 12:12
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për negociatat në lidhje me Ukrainën. Kështu është shprehur sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kjo ishte përgjigja në lidhje me atë që tha Michael Waltz, i caktuar nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij ekipi i Trump synon të punojë me administratën aktuale të Presidentit Joe Biden për mundësinë e një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Ju e dini se presidenti ka konfirmuar vazhdimisht se ai është i gatshëm për bisedime për paqe," tha Peskov.

Më tej Peskov theksoi se nuk ka unanimitet midis vendeve evropiane për dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë duke komentuar lajmet e publikuara nga Le Monde sipas të cilës brenda BE po zhvillohen diskutime për dërgimin e mundshëm të forcave ose mercenarëve nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump tërheq mbështetjen e tij për Kievin.

“Natyrisht, që ide të tilla janë shprehur më parë nga kryeqytete të ndryshme evropiane," tha Peskov.

"Por janë shprehur gjithashtu edhe mendime të kundërta. Prandaj, nuk ka një unanimitet mendimi mes evropianëve-sigurisht ata janë kokëfortë në lidhje me këtë çështje”, nënvizoi ai.

NULL
Ora 10:01
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur

Foto: Kharkiv

Vijojnë bastisjet ruse në territorin e Ukrainës. Të paktën 13 persona mbetën të plagosur pasi një raketë ruse goditi  mëngjesin e sotëm në qendër të Kharkivit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari Ihor Terekhov. Raportohet se ky sulm shkaktoi zjarr në një nga rrugët qendrore dhe dëmtoi makina dhe prona të tjera civile.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Kyiv Independent, thotë se Vladyslav Voloshyn, zëdhënës i Komandës Jugore të ushtrisë ukrainase, forcat e armatosura ruse po përgatiten të depërtojnë në Ukrainën jugore, veçanërisht në pjesën jugore të Oblastit të Donetskut.

"Armiku po përpiqet të depërtojë në Donetsk dhe Dnipropetrovsk. Ofensiva ka të ngjarë të përqendrohet gjithashtu rreth Velyka Novosilka, një nga vendbanimet më të mëdha në zonë. Gjithashtu ata po përgatiten për operacione sulmi në drejtim të Orikhiv dhe Huliaipole” tha Voloshyn, duke cituar inteligjencën në Ukrainë.

NULL
Ora 08:21
Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Foto: Ushtarë ukrainas

Lituania ka dërguar një paketë të re ndihme për ushtrinë ukrainase duke përfshirë gjeneratorë elektrikë, pjesë këmbimi për automjetet e blinduara M113, armë të llojeve të ndryshme dhe pjesë këmbimi për pajisjet ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Vilnius.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, Lituania ka ofruar mbështetje ushtarake për Kievin në një total prej 705 milionë euro.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit