Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump inteligjent, do gjejë zgjidhje! Do parandalojmë Kievin të ketë armë bërthamore! Zelensky: Kërkon të zhbëjë përpjekjet për paqe - Shqiptarja.com

Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump inteligjent, do gjejë zgjidhje! Do parandalojmë Kievin të ketë armë bërthamore! Zelensky: Kërkon të zhbëjë përpjekjet për paqe

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, si një politikan "me përvojë dhe inteligjent" dhe shtoi se administrata e presidentit në detyrë, Joe Biden "po përpiqet të krijojë probleme për Trump".

Gjatë fjalës në margjinat të Këshillit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Astana, Kazakistan, lideri rus përsëriti pikëpamjen e tij se Perëndimi është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë, ndërsa paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me të gjitha forca nëse Kievi do të tentojë të bëhet një fuqi nukleare.

Putinit iu përgjigj me një deklaratë Zelensky i cili tha se lideri i Kremlinit kërkon të zhbëjë të gjitha përpjekjet, edhe të Trump për paqe.

Prej kur Kievi nisi të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, të dhëna nga Perëndimi, Rusia ka rënduar sulmet në terrotorin ukrainas. Këtë të enjte (28 nëntor 2024) ushtria ruse ka kryer një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe si pasojë më shumë se 1 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. 

Presidenti rus deklaroi se sulmi më i fundit ishte "përgjigjja" e Moskës ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus me raketa amerikane me rreze të mesëm veprimi, ATACMS. Gjithashtu ai paralajmëroi se objektivat e ardhshëm të Rusisë mund të përfshijnë "qendrat e vendimmarrjes" në Kiev.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Ukraina ka nisur një sulm masiv me dron në Rusinë jugore.

“Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur një sulm masiv me dron ukrainas në rajonin Krasnodar të Rusisë jugore”, raportoi guvernatori Veniamin Kondratyev në Telegram.

Në njoftimin e publikuar guvernatori tha se në qytetin Slavyansk-on- Kuban, mbetjet e dronëve u rrëzuan pranë një shtëpie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 19:51
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit

1732434248_volodymyrzelensky.JPG

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve që të përgjigjen "të vendosur" ndaj "shantazhit" të Rusisë pasi presidenti Vladimir Putin kërcënoi se do të godiste Kievin me një raketë të re balistike.

“Çdo shantazh nga Rusia duhet të përballet me një përgjigje të prerë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të transmetuar në rrjetet sociale.

NULL
Ora 18:26
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë

1732815241_5a6ad330a8fc11efa4fea3e9a6c5.jpg

Vladimir Putin

“Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme politike të Gjeorgjisë, por Perëndimi ndërhyn”. 

Këtë e tha presidenti rus Vladimir Putin në margjinat e Këshillit të Sigurisë Kolektive në Astana, Kazakistan, për rezultatin e zgjedhjeve në Gjeorgji.

"Ne nuk kemi marrëdhënie me ta, me udhëheqjen", theksoi Putin. 

NULL
Ora 18:18
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin

1732814757_1200630sdghsdg1732295622.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin tha se donte t'i kërkonte falje ish-kancelares gjermane Angela Merkel për praninë e qenit të tij Connie në një takim dypalësh në Sochi në vitin 2007, raportoi agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.

"Nuk e dija se ajo kishte frikë nga qentë. Po ta kisha ditur, nuk do ta kisha bërë kurrë. Përkundrazi, doja të krijoja një atmosferë të relaksuar dhe të këndshme", tha Putin.

“I kërkova falje asaj dhe i thashë, 'Angela, më vjen keq, nuk e dija për këtë'. Përmes mediave i drejtohem sërish asaj dhe i them të lutem më fal, nuk doja të të bëja ndonjë dëm emocional. Përkundrazi, doja të krijoja një atmosferë të favorshme për bisedën tonë. Më falni“,- ka deklaruar Putin së fundmi, raporton Ria Novosti.

NULL
Ora 18:17
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump është një politikan i zgjuar! Biden krijon probleme

1732814298_vladimirputinsigningceremony.jpg

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, si një politikan "me përvojë dhe inteligjent" dhe shtoi se administrata e presidentit në detyrë, Joe Biden "po përpiqet të krijojë probleme për Trump".

Gjatë fjalës së tij në margjinat të Këshillit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Astana, Kazakistan, lideri rus përsëriti pikëpamjen e tij se Perëndimi është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë.

“Në fillim të nëntorit, zyrtarët e vendeve perëndimore njoftuan se u kishin dhënë leje forcave të armatosura të Ukrainës për të goditur territorin e Rusisë me armë me precizion të lartë të prodhimit perëndimor Përdorimi i këtyre armëve pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të personelit dhe specialistëve ushtarakë të vendeve të NATO-s në fjalë është thjesht i pamundur”,- tha Putin.

Që nga përdorimi i raketave me rreze të gjatë të Perëndimit, nga Kievi, Moska ka shtuar dhe rënduar sulmet mbi territorin ukrainas. Kremlini është zotuar për përgjigje reciproke ushtarake ndaj Ukrainës sa herë kjo e fundit do të përdorë municione nga Perëndimi.

Edhe nga Kazakistani, presindeti Putin tha se nëse Ukraina zgjeron arsenalin e saj dhe "bëhet një fuqi bërthamore, Rusia do të përgjigjet me çdo mjet të mundshëm të shkatërrimit".

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit