Këngëtari Luiz Ejlli pas daljes së tij nga “BBV2” ka bërë disa deklarata të forta lidhur me persona të cilët ishin shfaqur në studio të ndryshme si shokë të tij. Ai tha se me Marion dhe Jonin të cilët shkuan edhe brenda shtëpisë së Big Brother nuk kishte kontakte dhe ishte shkëputur që prej dy vitesh. Këta dy të fundit u shfaqën nëpër studio të shumta televizive si shokë të ngushtë të tij.
Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.
Po ashtu Medidian Ramçaj ka qenë një prej mbështetësve të Luizit, ndërsa pasi ky i fundit doli nga shtëpia u shpreh se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, ashtu siç dukej. Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij.
Lidhur me këtë çështje, Luizi ka postuar edhe diçka në instagram, ku në njëfarë mënyrë ka sqaruar gjithë qëndrimet e mbajtura pas daljes nga BBVIP.
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”- shkruan këngëtari.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/64667dda54f45luizi5.jpg)
Postimi i Luiz Ejllit
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?
20 Tetor 2024, 16:51
-
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
14 Tetor 2024, 09:03
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor 2024, 19:50
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor 2024, 11:43
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh
10 Tetor 2024, 10:09
-
'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze
6 Tetor 2024, 19:00
-
‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa
3 Tetor 2024, 17:31
-
Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit
28 Shtator 2024, 11:43
-
‘Faleminderit Zot’, Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna
4 Shtator 2024, 20:21
-
‘Ejllat’, të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, Luizi dhe Kiara postojnë momentet e ëmbla me vajzën e tyre
20 Gusht 2024, 17:32
-
Fitonte 10 mijë euro për koncert, Luiz Ejlli rrëzohet nga froni! Divorci pasuron Xhensila Myrtezajn, zbulohen tarifat e VIP-ave për verën dhe kush kryeson listën e më të paguarve
10 Gusht 2024, 11:39
-
Me pushime në Turqi, Luizi dhe Kiara ndajnë fotot e ëmbla me Lunën (FOTO)
8 Korrik 2024, 08:44