Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një deklaratë për gazetarët dhe ende, edhe pas 2 ditësh nuk ka asnjë koment në lidhje me nisjen e vaksinimit anti COVID në vend. Në vend të kësaj Basha zgjodhi të fliste për darkën e disa ministrave shqiptarë në Dubai.
"Mijëra familje rrezikojnë shtëpinë e tyre nga përmbytjet, kur mijëra familje të tjera kalojnë vitin e dytë në çadër. Ministrat e Edi Ramës darkojnë në një prej restoranteve më të shtrenjtë të botës me 1000 dollarë bifteku. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp por mesa duket para kanë dhe kanë shumë. Ata nuk e kanë në listë qytetarin. Kjo është arsyeja pse edhe pas tërmetit, edhe pas pandemisë, edhe pas përmbytjeve shqiptarët janë lënë vetëm. Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet, të dashur qytetarë është koha për ndryshim. Për një qeveri të mendojë për ju dhe jo për veten e saj. Është koha që të kemi një qeveri që jep zgjidhje për është koha për ndryshim dhe nëse do ta sjellim ndryshimin", u shpreh kreu i PD.
Kujtojmë se prej 3 ditësh një pjesë e mediave dhe opozita kanë hedhur akuza se gjatë vizitës në Dubai ministrat kanë ngrënë një darkë në një restorant të shtrenjtë.
Për këtë deklarata reagoi edhe Kryeministri Rama Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve të tij, të cilit i ka shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse. Këtu ai ka përmendur se bëhet fjalë për investitorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.
Ndërkohë që dje ka nisur në Shqipëri procesi i vaksinimit anti-COVID! Ashtu siç ishte paralajmëruar e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. I dyti është vaksinuar Kryeministri Rama.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
O lyl o dyrdyl po kaq nivel të ulët ke sa meresh se çfar hëngri njëri e çfar hëngri tjetri. Po eskortën tënde a e ke par o lyl ku i gjen gjith ato para për të mbajt atë eskort sikure je Putini kto na trego ti jo drekat e darkat se le nam je shum i cekët e ke vërtetuar 7×7=42.
PërgjigjuNdryshimi me Edi Paloqe Ervin kurvarin me Gaz by...aha me Kokepace Balliun ... bobo sa shume kandare jane...
PërgjigjuPolitikan injorant,kerkon te bej politike per nji byftek,sa mund te haj nji njeri ?...o i pangopur....
PërgjigjuGRUAN KU TA KESH O PLERE O HAJDUT
Përgjigjuik or pall...
PërgjigjuMe ket temin do sjellesh ndryshimin? Aferim.
PërgjigjuCfare ndryshim do sjellesh ti o hajdut?!! Ju kemi pare mire kush jeni ju. Me shume defekte ndoshta. por ER eshte vite drite me i mire se ju
PërgjigjuTi ta ndryshon mendjen lul, sa te degjon njeriu thote po qe ka te drejte? Me mire ta haje biftekun luli se beni. Po shko ore mblidh mendjen e fol ndonje gje me vlere
Përgjigju