Macroni i bën thirrje Iranit ta shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
Presidenti iranian Massud Pezeshkian dhe ai francez Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të mërkurën homologut të vet iranian, Masud Pezeshkian, “të bëjë gjithçka për ta shmangur një përshkallëzim të ri ushtarak” në Lindjen e Mesme, njoftoi Presidenca franceze.
“Një përshkallëzim ushtarak nuk do të ishte në interesin e askujt, as të Iranit, dhe do ta dëmtonte stabilitetin afatgjatë në rajon”, i tha Macroni Pezeshkianit gjatë një bisede telefonike, sipas njoftimit.
Presidenti francez bëri thirrje të ndalet “logjika e hakmarrjes” dhe të “mbrohen popullsitë civile”.
Druajtjet për shpërthimin e një lufte mes Iranit dhe Izraelit janë rritur javët e fundit, pas vrasjes në Teheran të Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Irani dhe Hamasi e kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e tij. Haniyehu ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e Pezeshkianit.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë.
Hezbollahut, grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, ka kërcënuar gjithashtu se do të hakmerret ndaj Izraelit, pasi autoritetet izraelite thanë se e vranë në Bejrut njërin prej komandantëve të Hezbollahut javën e kaluar.
“Irani duhet të përkushtohet për t’iu bërë thirrje aktorëve destabilizues, të cilët i mbështet, të vetëpërmbahen për ta shmangur përshkallëzimin”, tha Macron.
Më herët të mërkurën, Pezeshkian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të Perëndimit ta ndalin mbështetjen për Izraelin./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor 2024, 21:44
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor 2024, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor 2024, 09:28
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor 2024, 18:46
-
Ish-gazetari i REL dënohet me 10 vjet burg në Iran
14 Dhjetor 2024, 15:48
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 12:49
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor 2024, 19:38
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri
9 Dhjetor 2024, 17:21
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Putini ka humbur! Zelensky zbulon se çfarë i tha presidentit të zgjedhur amerikan në pallatin Elysee
9 Dhjetor 2024, 17:02