TIRANË-Tre persona, dy nga të cilët të dënuar më parë nga ku mori emrin edhe operacioni i koduar “Përsëritësit” janë arrestuar për vjedhje. Të arrestuarit janë P. K. 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje, E. R. 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe R. M. 25 vjeç, lindur dhe banues po në Sauk.
Sipas policisë 37 vjeçari me inicialet P.K. në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një vajze nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max, sikur duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.
Ndërsa E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së një gruaje me inicialet L.A. kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë dhe një kartë bankomati me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e saj.
Gjithashtu E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një gruaje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.
Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28
-
Vlorë/ Vodhën para në një banesë, bagëti dhe koshere bletësh, zbardhen 6 raste vjedhjesh në Dukat, Radhimë dhe Orikum, në pranga 2 autorët
15 Dhjetor 2024, 10:59
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor 2024, 12:49
-
Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
14 Dhjetor 2024, 11:48
-
Autor i 11 vjedhjeve, arrestohet hajduti ‘serial’ në Tiranë (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:26
-
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
12 Dhjetor 2024, 17:43
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Tiranë/ Vodhi me dhunë një automjet në hyrjen e një mobilerie, vihet në pranga 32-vjeçari! Policia gjen mjetin e braktisur
12 Dhjetor 2024, 10:12
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
11 Dhjetor 2024, 21:41
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor 2024, 08:53